Në Turqi janë vetëm 2.2 milionë të papunë

14:41 / 17.09.2012
Numri i të papunëve në muajin qershor është reduktuar me 1.2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kështu papunësia në Turqi ka rënë në 8 për qind. Instituti i Statistikave të Turqisë ka publikuar shifrat e papunësisë për periudhën qershor 2012.

Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës në këtë periudhë është realizuar me 50.8 për qind.

Numri i të papunëve në mbarë Turqinë është ulur me 311 mijë persona në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke rënë në nivelin e 2 milionë e 226 mijë të papunëve.

Ndërsa norma e papunësisë për këtë periudhë ka pësuar rënie me 1.2 pikë dhe është llogaritur me 8 për qind.
Në zonat urbane papunësia është reduktuar me 1.6 pikë dhe është llogaritur me 10për qind, kurse në zonat rurale ka pësuar një rënie me 0.6 për qind dhe është realizuar në 4.3 për qind. Kurse punësimi në sektorin jobujqësor është rritur me 721 mijë vetë. /Telegrafi/


 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.