Në vjeshtë reformohet sistemi doganor

16:17 / 3.08.2012
Nga vjeshta e këtij viti më së largu deri në fillim të vitit të ardhshëm pritet të vihet në funksion një sistem i ri doganimi i cili do të ndikoj ne performancen e doganave por edhe në lehtësimin e aktiviteteve biznesore për kompanitë vendore ku do të ndikohet drejtpërdrejt në rritjen e të hyrave buxhetore. Por që te arrihet një efektivitet e tillë ka nevojë për një mbështetje dhe partneritet në mes ndërmarrjeve afariste dhe doganave të Kosovës.

Kështu është thënë gjatë një takimi që Doganat e Kosovës kanë zhvilluar me përfaqësues të komunitetit të biznesit të kryesuar nga Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu.

Gërxhaliu tha se një takim si me doganat duhet të jetë një model se si përmes këtij bashkëpunimi të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik të Kosovës. “Vetë fakti që jeni shtylla kryesore e grumbullimit te buxhetit të shtetit është dëshmia me e mirë se sa e nevojshme është mbështetja nga biznesi dhe komuniteti në përgjithësi. Ndërsa jemi të vetëdijshëm edhe për sfidat me të cilat ballafaqohen doganat e Kosovës, dhe i vlerësojmë shumë sukseset e deritashme të arritura si në rrafshin vendor po ashtu edhe ndërkombëtar të Doganave të Kosovës”, tha Gërxhaliu.

Drejtori i Doganave Naim Huruglica tha se pikësynim kryesor do të jetë lehtësimi i procedurave të doganimit paralelisht me eliminimin e të gjitha mangësive që mund të shfaqen. “Në këtë drejtim Doganat e Kosovës kanë nevojë për një partneritet me kompanitë afariste të Kosovës, nga të cilat përmbushet pjesa më e madhe e buxhetit”, tha Huruglica.

Sipas tij, Doganat kanë nevojë për një bashkëpunim me kompanitë e biznesit për të arritur sukseset e dëshiruara.

Ai paralajmëroi se Dogana e Kosovës pritet në vijim të nënshkruajnë marrëveshje edhe me 24 vende për shkëmbime informative lidhur me eksportet dhe importet e mallrave. “Me sistemin e ri dëshirojmë të ulim kontrollin më të ulët në dhjetë për qind. Ne dëshirojmë të kalojmë në sistemin e kreditimit të biznesit”, ka thënë ai. Gjatë gjashtë mujorit të parë shuma e mallrave në depot doganore është 57 milionë euro më shumë se vitin e kaluar. Ndërsa deri në fund të vitit ti afrohen 800 milionë euro. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
18:29 / 20.05.2013
Eneda Tarifa, Foto: FB

Eneda lind vajzë

Këngëtarja nga Shqipëria, Eneda Tarifa, të hënën ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.