Ngadalësohet ekonomia e gjermane

9:12 / 16.01.2013
Gjermania ka ekonominë më të fuqishme të Europës, por parashikimet ekonomike të saj janë tkurrur përballë recesionit të Eurozonës.

Berlini tha se ekonomia e Gjermanisë u tkurr me 0.5 për qind në tre-mujorin e fundit të vitit 2012, ulja më e madhe e regjistruar për ekonominë e këtij vendi në thuajse tre vite. Gjermania tha se rritja e saj ekonomike vitin e kaluar ra në 0.7 për qind.

Pritet që rritja ekonomike e këtij vendi të ulet edhe më shumë këtë vit, duke arritur në 0.4 për qind, më e ulët se sa mendohej në një parashikim paraprak prej 1 për qind.

Ekonomia e 17 vendeve të Eurozonës u ul në muajt prill – shtator të vitit 2012 dhe parashikuesit thonë se kjo prirje vazhdoi deri në fund të vitit. Përkeqësimi i ndjeshëm ekonomik në disa vende të eurozonës - si Greqia, Spanja, Italia- është mënjanuar disi nga ekonomia e fuqishme e Gjermanisë.

Por në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, eksportet, importet dhe investimet gjermane u ngadalësuan. Ky ngadalësim u vu re edhe në shpenzimet e konsumatorëve. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim

-
 
 
Magazina
22:27 / 19.06.2013
Noizy

“Po Sikur”, bashkëpunim nga Zanfina dhe Noizy

Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi në kuadër të albumit të tij të ri, ai ka publik...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.