Ngadalësohet nafta
Nafta Brent e Londrës ra poshtë nivelit të 113 dollarëve për fuçi në sesionin e sotëm, pas ngadalësimit të tregtisë në Kinë, që kanë shtuar shqetësimet mbi kërkesën e arit të zi. Por megjithatë nafta po mbahet në nivele të larta nga pritshmëritë në rritje se bankar qendrore më të mëdha të botës, do të marrin masa shtesë për të stimuluar ekonominë.Eksportet kineze në korrikut u rritën me vetëm 1 për qind, për shkak të rënies së kërkesë në dy konsumatorët më të mëdhenj të produkteve kineze, në Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nafta Brent e Londrës për Shtatorit ra me 45 cent në 112.77 dollarë për fuçi dhe nafta Bruto amerikane për Shtatorin ra me 34 cent në 93.02 dollarë për fuçi. /Telegrafi/