Ngritja e çmimeve nuk kontrollohet nga askush

13:37 / 26.10.2012
Në Kosovë nuk ka ndonjë mekanizëm që e rregullon tregun e çmimeve.

Mungesa e këtij mekanizmi po iu krijon hapësirë bizneseve që të bëjnë ngritje të çmimeve të vazhdueshme, duke dëmtuar kështu rëndë konsumatorin kosovarë, vlerësojnë përfaqësues të organizatave joqeveritarë për mbrojtje të konsumatorit dhe zyrtarë të institucioneve të Kosovës

Zyrtarë të institucioneve të Kosovës, fajin për mosekzistimin e këtij mekanizimi e hedhin tek njëra tjera.

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë thonë se krijimin e një mekanizmi të tillë duhet ta ketë Ministria e Financave, derisa zyrtarë të kësaj në Ministrie thonë se për këtë janë përgjegjëse institucionet tjera.

“Sa i përket strukturës organizative të Ministrisë së Financave mund të them që nuk ka një organ, trup apo mekanizëm që bën kontrollimin e produkteve të çmimeve në Kosovë, edhe pse është vërejtur që sidomos në raste të caktuara, tregtarët e bëjnë ngritjen e çmimeve në një mënyrë jo adekuate, e cila nuk shkon në dobi të konsumatorit”, thekson për “Radio Evropa e Lirë” Menderes Ibra, këshilltar në Ministrinë e Financave.

Në anën tjetër, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë thonë se Kosova ka tregun e lirë dhe çmimet caktohen në bazë të ofertës dhe kërkesës dhe nuk kanë ndonjë mekanizëm i cili do të bënte kontrollimin e çmimeve në treg.

Kryetari i Organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaqaniku, thotë se ngritja e çmimeve të pakontrolluara ul fuqinë blerëse dhe rrjedhimisht standardin jetësor.

“Dëmtimet janë të mëdha. Institucionet e shtetit nuk bëjnë kontroll dhe nuk na mundësojnë as neve ta bëjmë një gjë të tillë. Qytetarët të cilët jetojnë në varfëri, çdo ngritje e çmimeve iu shkakton ulje të standardit jetësor. Një ngritje më e madhe tash është te ngrohja, e sidomos te druri”, thotë ai.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e matur e inflacionit në muajin shtator 2012 ka qenë 4,1 për qind përderisa në muajin gusht ishte 3,1 për qind, në korrik 2,2 për qind, ndërsa në qershor të këtij viti 1,7 për qind.

Sipas ASK-së, ngritje të madhe të çmimeve në shtator kanë pasur perimet me 19,2 për qind, çmimet e drurit për ngrohje 16,1 për qind, rryma, gazi dhe lëndët djegëse 11,9 për qind, transporti personal 8,5 për qind, duhani 8,3 për qind, mishi 4 për qind, etj.

Një dukuri mjaft shqetësuese në Kosovë është edhe fiksimi i çmimeve nga tregtarët.

Kjo dukuri kontrollohet nga Autoritetet i Konkurrencës.

Halit Shabani, anëtar i këtij mekanizimi, thotë për Radion Evropa e Lirë se në raste kur ata kanë ndonjë informacion se disa ndërmarrje kanë bërë fiksim të çmimeve, ata ndërmarrin masa konform ligjit.

“Nëse në gjejmë apo kemi ndonjë rast që dy apo më shumë ndërmarrje kanë marrëveshje për fiksim të çmimeve apo ngritje të çmimeve, atëherë është në fushën e konkurrencës dhe ne do të ndikojmë”, shprehet Shabani. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.