Nisin negociatat për marrëveshjen e tregtisë së lirë

14:45 / 3.09.2012
Bashkëpunimi në mesë të Republikës së Kosovës dhe Turqisë do të rritet edhe më shumë në sferë e rritjes së shkëmbimeve tregtare të cilat do të kontribuon në zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve mike. Kjo do të ndodhë pasi ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Mimoza Kusari Lila dhe ministri i Ekonomisë së Turqisë, Zafer Caglayan, lansuan të hënën në Ankara negociatat për marrëveshjen e tregtisë së lirë në mes të dy vendeve.

Zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari – Lila tha se këto negociata janë në interes të dy vendeve dhe janë shenjë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Turqisë: “Ne shpresojmë se negociatat me Turqinë janë hap i mbarë për tregtinë e Kosovës para se të fillojmë negociatat për marrëveshjen e tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian, që presim të fillojmë vitin e ardhshëm”, theksoi ajo.

Ministrja Kusari-Lila tha se ekonomia e Kosovës në krahasim me ekonominë e Turqisë është e vogël dhe për këtë arsye Kosova do të ketë nevojë për mbrojtjen e disa sektorëve strategjikë për një periudhë disavjeçare. Ajo miqësisht kërkoi që Qeveria e Turqisë t’i marrë në konsideratë këto fakte gjatë negociatave të marrëveshjes për tregti të lirë. “Për shkak se ekonomia jonë përbëhet rreth 70 për qind nga shërbimet, ne po ashtu kërkojmë në veçanti që shërbimet të jenë pjesë të këtyre negociatave”, theksoi Kusari-Lila.

Ajo kërkoi nga Qeveria e Turqisë të krijojë një fond të posaçëm për përkrahjen e investitorëve turq që duan të investojnë në Kosovë.

Në anën tjetër, ministri i Ekonomisë së Turqisë, Zafer Caglayan, tha se Kosova është vend mik i afërt i Turqisë dhe do të vazhdojë të mbetet i tillë. “Fillimi i negociatave sot është tregues se vendet tona po e rrisin bashkëpunimin ekonomik. Marrëveshja e tregtisë së lirë është në interes të zhvillimit ekonomik të dy vendeve tona. Ky është një hap i rëndësishëm për të ardhmen e marrëdhënieve tona tregtare” tha ministri Caglayan. “Kemi drejtuar personat përgjegjës në ministrinë time që të marrin parasysh të gjitha kërkesat e Kosovës gjatë negociatave duke përfshirë këtu mbrojtjen e sektorëve strategjikë të Kosovës dhe përfshirjen e shërbimeve në negociata. Ne sinqerisht jemi të interesuar që ta shohim Kosovën një vend të zhvilluar ekonomikisht dhe këto negociata do t’i shërbejnë atij qëllimi”, përfundoi Ministri Caglayan.

Këto negociata tregtare janë të parat që institucionet e shtetit të Kosovës i bëjnë me një vend të huaj.

Marrëveshja për tregti të lirë me Turqinë paraqet njërën nga tri marrëveshjet kornizë që ndihmojnë në tërheqjen e investitorëve turq. Tre muaj më herët Kosova dhe Turqia kanë nënshkruar marrëveshjen për mbrojtjen dhe promovimin e investimeve. Ndërsa së shpejti Kosova dhe Turqia do të nënshkruajnë edhe marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.