Obama, Kongresi të mos pengojë rimëkëmbjen ekonomike
Presidenti amerikan, Barack Obama u kërkoi të premten kundërshtarëve të tij republikanë në Kongres të mos pengojnë rimëkëmbjen ekonomike dhe të miratojnë masat rimëkëmbjes që ka propozuar, pas publikimit të shifrave të papunësisë në ulje."Mos ngadalësoni rimëkëmbjen ekonomike që ne po përjetojmë, mos e pengoni'', tha Obama.
Përqindja zyrtare e papunësisë ka rënë në nivelin më të ulët në tre vjet në SHBA në sajë të përshpejtimit të angazhimeve duke vendosur në 8,3 për qind në muajin janar kundër 8, për qind në muajin dhjetor 2011, sipas raportit mujor mbi punësimin nga departamenti i Punës. /Telegrafi/