Obama, pasoja pas shkurtimit të buxhetit

9:15 / 26.02.2013
Një përballje rreth buxhetit federal do të mbizotërojë Washingtonit, kur ligjvënësit amerikanë të kthehen në punë të hënën pas një pushimi një-javor. Amerika ndodhet përballë shkurtimit pa dallim të shpenzimeve federale, që automatikisht do të fillojë të premten në se mes Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë nuk arrihet një marrëveshje.

Presidenti Barak Obama paralajmëron për pasoja të tmerrshme. "Shkurtimet padallim do të ngadalësojnë ekonominë. Do të eliminojnë vende të mira pune. Do të vështirësojnë jetën e shumë familjeve prej kohësh në vështirësi".

Presidenti i ka bërë thirrje Kongresit të miratojë një paketë alternative të shkurtimit të shpenzimeve me synim uljen e deficitit. "Shkurtimet pa dallim nuk duhet të ndodhin. Kongresi mund t'i kthehet çështjes në çdo kohë me vetëm një kompromis të vogël. Ata mund të miratojnë një plan të balancuar për uljen e deficitit".

Por republikanët refuzojnë shtim të mëtejshëm të taksave, duke argumentuar se rrënja e çekuilibrit fiskal të Amerikës është shpenzimi i shfrenuar. Kryetari e Dhomës së John Boehner."Shkurtimet pa dallim do të jenë në fuqi derisa të bëhen shkurtime dhe reformat që na vënë në rrugën për të balancuar buxhetin gjatë 10 viteve të ardhshme". /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
19:33 / 24.05.2013
Rezarta Shkurta

Rezarta e krahason Dafinën me Rita Orën

Rezarta Shkurta e admiron aq shumë Dafina Zeqirin dhe “talentin e saj” sa e krahason atë me Rita Orën.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.