OEK: Raportet joprofesionale dëmtojnë progresin

14:57 / 7.02.2012
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), shpreh shqetësimin e thellë në lidhje me raportet joprofesionale mediale në lidhje me gjendjen e tokës bujqësore në Kosovë, të bazuara në një raport po ashtu joprofesional të projektit “EULUP” që e cilëson tokën bujqësore të helmuar dhe me rrezik për kultivim të kulturave të ndryshme bujqësore.

“Toka si një input i rëndësishëm në zinxhirin prodhues dhe kultivues të shumë produkteve reflektohet në masë të madhe në cilësinë e produkteve finale, prandaj raporti i fundit bie ndesh me realitetin e 3 viteve të fundit, ku prodhuesit kosovar kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme në eksportimin e produkteve bujqësore cilësore në të gjitha tregjet e rajonit dhe BE-së, të certifikuar me të gjitha standardet ndërkombëtare për sigurinë dhe cilësinë e ushqimit përfshirë edhe Global Gap dhe HACCP”, thuhet në reagimin e OEK-ut.

Një raport profesional kërkon vlerësimet e laboratorëve, argumentet shkencore, hipotezat e verifikuara dhe rekomandimet konkrete. “Raporti i projektit “EULUP”, nuk e plotëson asnjërin nga këto kritere dhe si i tillë nuk i kontribuon përmirësimit të gjendjes aktuale por vetëm dëmtimit të imazhit të Kosovës që në masë të madhe është dëmtuar me vite nga raporte “ndërkombëtare” të bazuara në percepcione e jo në argumente”.

Sipas OEK-ut, Kosova ka nevojë për një analizë gjithëpërfshirës të ndotjes së ambientit dhe në konform të saj të marr masa radikale për reduktim të ndotjes, mirëpo kjo të mos shërbejë të lëshohen informata alarmuese dhe shkatërruese për ekonominë e vendit. “Është shqetësuese që në këtë raporte janë atakuar mu ato produkte në të cilat është investuar më së shumti në transferin e teknologjisë, sistemit know –how, përvojat me të avancuara evropiane dhe këto produkte kanë filluar të promovojnë vlerat e Kosovës, përmirësimin e imazhit, efekt pozitiv ekonomik dhe inkurajues për sektorin e bujqësisë”, theksohet një reagimin e OEK-ut pas publikimit të një raportit për cilësinë e produkteve dhe tokës në Kosovës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim

-
 
 
Magazina
9:40 / 17.05.2012

Mirsa: Nuk e fal tradhtinë

Këngëtarja kosovare Mirsa Kërçeli e irrituar nga shumë ngjarje në vend, ajo me plotë bindje ka thënë se nuk do ta falt...
Teknologji
1:28 / 17.05.2012
HTC prezanton Desire C

HTC prezanton Desire C

Gjatë ditës së djeshme, HTC kishte prezantuar zyrtarisht telefonin e saj më të ri, përkatësisht modelin HTC Desire C, nj...
Ekonomi
9:17 / 17.05.2012

Takimi i G8, dominojnë problemet ekonomike në Evropë

Udhëheqësit e grupit të tetë ekonomive më të mëdha kanë në plan të shqyrtojnë çështjen e sigurisë së ushqimit n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.