OEK-u dhe Ministria e Financave avancojnë bashkëpunimin

12:18 / 10.08.2012
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu është takuar me këshilltarin e Ministrit të Financave, Menderes Ibra me qëllim të ofrimit për Ministrisë së Financave të, propozimet dhe komentet e disa anëtarëve dhe shoqatave të saj nga sektorët kryesor ekonomik mbi Draft ligjin për mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor.

Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu tha se Oda Ekonomike e Kosovës, përkrahë gatishmërinë e Ministrisë së Financave për disa nga zgjidhjet e ofruara ligjore të ofruara në këtë Draft propozim, për lirimin e taksës doganore për mallrat të cilat shërbejnë si lëndë e parë, gjysmë produkte, ambalazhe dhe makina për prodhim.

“Oda Ekonomike e Kosovës, konsideron se për arritjen e objektivave të proklamuara strategjike për krijimin e një ambienti të favorshëm dhe konkurrent të bizneseve, dhe për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, krahas ndryshimeve të propozuara nga Ministria, në projektligj duhet të përfshihen edhe propozimet e bizneseve nga sektori privat”, tha Gërxhaliu.

Ai theksoise disa nga propozimet e anëtarëve dhe shoqata, janë identifikuar rreth 171 mallra të kodifikuara (kode tarifore) nga 40 kapituj të kodit tarifor të cilat propozohen të lirohen nga taksa doganore. Pothuajse të gjitha këto propozime, vijnë nga sektori prodhues, dhe kanë të bëjnë me mallrat që shërbejnë si lëndë e parë e pa përpunuar, gjysmë e përpunuar, lëndë ambalazhuese, makineri, e shumë pak si produkte të gatshme.

Kërkesat e propozuara të biznesit janë plotësisht të arsyeshme dhe të analizuara dhe argumentuara mirë.

Gjithashtu Kryetari i OEK,-ut Gërxhaliu i ofroj Ministrisë së Financave gatishmërinë e stafit të OEK-ut dhe bizneseve të cilat kanë parashtruar propozimet, se do të jenë të gatshëm në çdo kohë për të dhënë çdo sqarim shtesë lidhur me arsyetimin e propozimeve edhe takime direkte.

Kurse, Menderes Ibra nga Ministria e Financave, kërkoj dhe mirëkuptimin e bizneseve për gjendjen aktuale ekonomike në të cilën ndodhet vendi, dhe inkurajojë ato që Ministria në fjalë do të angazhohet që në proces ti përmbush propozimet dhe pritjet e bizneseve. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
15:18 / 24.05.2013
Atifete Jahjaga

Presidentja feston 20-vjetorin e maturës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaba, është duke u bërë gati që të festojë 20-vjetorin e mbrëmjes s...
Teknologji
13:50 / 24.05.2013
Huawei të debutojë me Ascend P6

Huawei të debutojë me Ascend P6

Muajin e ardhshëm, saktësisht më 18 qershor, Huawei do të mbajnë një ngjarje të re mediale, në të cilën thuhet se do ...
Ekonomi
15:18 / 24.05.2013

Ministri Beqaj priti në takim ambasadorin austriak

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka pritur në takim zyrtar ambasadorin e Republikës Federale të Austrisë në Prishtinë...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.