OJQ për bashkëpunimin e gruas në ekonomi

20:17 / 6.10.2012
Diskutimet treditore të mbi 200 grave të ftuara lidere në kuadër të samitit “Partneriteti për ndryshim: Fuqizimi i grave”, rezultuan me një përmbledhje të parimeve për fuqizimin e rolit në gruas në shoqëri, politikë dhe ekonomi.

Nikoqirja e samitit, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, paralajmëroi në këtë kuadër themelimin e një grupi prej shtatë anëtareve, të cilat do të mandatohen që deri në fund të këtij viti të themelojnë organizatë të re joqeveritare për fuqizimin ekonomik të gruas në Kosovë.

“Kjo organizatë e re do të jetë një trup i pavarur. Edhe pse do të jetë autonom nga institucionet qeveritare, kjo organizatë do të ketë mbështetje të plotë nga unë, zyra ime dhe qeveria”, tha Jahjaga, për të shtuar se organizata në fjalë do t’u shërbejë grave në biznesin kosovar si një rrjet për fuqizimin e bashkëpunimit në sektorin e ekonomisë.

Rëndësinë për rritjen e nivelit të përfaqësimit të gruas në fushën e ekonomisë e theksoi dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara për çështjet globale të gruas, Melanne Verveer, raporton “Radio Evropa e Lirë”.

Karshi bashkëpunimit në aspektin ekonomik, Verveer, tha se është e nevojshme që të ekzistojë një përfaqësim më i madh i gruas në edhe nivelin lokal dhe atë qendror të udhëheqjes politike.

Duke folur për takimin që ka zhvilluar në Kosovë me disa gra që janë pjesë e strukturës udhëheqëse të komunës së Mitrovicës, ambasadorja Verveer e quajti të pashmangshëm rolin e gruas në zgjidhjen e konflikteve.

“Asnjë zgjidhje politike apo dialog nuk mund të jetë i suksesshëm përderisa përvoja e njerëzve në terren - grave si këto, që luajnë një rol të rëndësishëm në shoqëritë e tyre - nuk futet në diskutimet e nivelit të lartë”, u shpreh ajo.

Në kuadër të rekomandimeve që përmenden në parimet e këtij samiti hyjnë mbrojtja e dispozitave kushtetuese, zbatimi i ligjeve për barazi gjinore dhe i planeve të veprimit në të gjithë sektorët; inkurajimi i diversitetit gjinor në sektorin privat; rekrutimi i femrave në të gjithë partitë politike dhe ofrimi i mundësive që ato të përfshihen në krijimin e politikave anti-korrupsion. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
17:26 / 22.05.2013
Trevor Bolder

Ndërron jetë basisti i Bowiet dhe “Uriah Heep”

Basisti i grupit “Spiders From Mars” (me frontmen David Bowien), Trevor Bolder, ka ndërruar jetë në moshë 62 vjeçare.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.