Operatorët e rajonit “pushtojnë” ilegalisht Kosovën

11:23 / 21.08.2012
Edhe më tej, Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit (ART) po tregohet i pafuqishëm për të ndalur sinjalet e operatorëve ilegalë brenda territorit të Kosovës. Përveç operatorëve ilegalë nga Serbia, të cilët e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për miliona euro, Kosova kohët e fundit është vërshuar edhe nga operatorët e vendeve fqinje nga Shqipëria, Mali Zi dhe Maqedonia.

Sinjalet e operatorit “Telenor” nga Mali i Zi deri para pak kohësh kanë mbuluar pjesën dërrmuese të rajonit të Dukagjinit, por së fundi sinjalet e këtij operatori ilegal kanë depërtuar në drejtim të kryeqytetit.

Qytetaret të cilët kanë telefonat e tyre “Post Paid”, ankohen për probleme të vazhdueshme, sepse sipas tyre telefonat e tyre po kyçen në valë të këtij operatori. “Kur më ka ardhur fatura e telefonit e kam parë se telefoni im është kyçur në valët e ‘Telenor’ në afërsi të qytetit të Klinës”, tha një qytetar, i cili nuk deshi që emri i tij t’i publikohet në gazetë.

Drejtori i ART-së Ekrem Hoxha thotë se ndërhyrja e operatorëve të rajonit në Kosovë është një lajm i vjetër. Hoxha premton së brenda një periudhë të shkurtër kohore ART-ja do të zgjidhë këtë problem. “Gjatë muajit shtator ne kemi planifikuar që për këtë çështje ta nënshkruajmë një marrëveshje më Shqipërinë dhe Malin e Zi, ndërkaq me Serbinë nuk kemi çka të bëjmë”, tha Hoxha.

Sipas tij, me anë të kësaj marrëveshje do të precizohet saktë distanca e vendosjes së antenave nga pikat kufitare. “Aq sa do të ndërhyjë Mali Zi në Kosovë aq do të ndërhyjë Kosova në Mal të Zi. Kjo çështje një herë e përgjithmonë do të zgjidhet”, premton ai.

Në anën tjetër zyrtarë të PTK-së kanë thënë se operatorët ilegalë në vazhdimësi i kanë shkaktuar humbje kompanisë, por edhe ia kanë dëmtuar imazhin e saj. Sipas tyre, arritja e sinjalit të ‘Telenor’ deri në brendi të Kosovës është shqetësuese për PTK-në.

Zyrtarë nga PTK-ja kanë thënë se në vazhdimësi kanë kërkuar nga ART-ja të ndërhyjë në zgjidhjen e këtij problemi të vjetër.

Edhe Alban Kastrati, zëdhënës i IPKO-s tha se operatorët mobil të shteteve fqinje kanë vendosur antenat mobile në këto pika të larta malore, brenda territorit të tyre, mirëpo ato shpeshherë ndodhen shumë afër kufirit dhe përçuesit e tyre janë të kthyer kah Kosova. Sipas tij, ndërhyrja e operatorëve të rajonit në Kosovë dëmton dhe vështirëson punën e operatorit mobil “IPKO”. Kastrati thotë se për këtë çështje disa herë janë ankuar tek institucionet përgjegjëse.

Përndryshe, operatorët legalë që veprojnë në Kosovë janë ankuar vazhdimisht se humbin shuma të konsiderueshme të hyrave financiare nga operatorët ilegalë.

Ata madje disa herë kanë qenë viktima pas aksioneve të ART-së për heqjen e antenave të operatorëve ilegalë, ku serbët e Kosovës në shenjë revolte ndaj aksioneve të tilla kishin shkatërruar antenat e operatorëve legalë të Kosovës, Vala dhe IPKO. /Zëri/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Zëri
Foto: Zëri

-
 
 
Magazina
18:36 / 25.05.2013
Lady Gaga, Foto: Twitter

Gaga do të kthehet në koncertin e Beyonce

Fansat e Lady Gagas nuk duhet të presin edhe shumë që ta shohin idhullin e tyre në skenën muzikore.
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.