Opozita “ringjallë” ekonominë e vendit

16:37 / 1.06.2012
Gjendja ekonomike në Kosovë paraqitet alarmante, konsiderojnë përfaqësues të subjekteve opozitare. Ata thonë se gjatë 12 vjetëve të fundit, ekonomia ka qenë e paqëndrueshme, nuk ka pasur rritje të punësimit, nuk ka rritje të eksporteve dhe nuk ka rritje të të ardhurave. Sipas tyre, ekonomia është e varur nga tregtia, ndërsa prodhimi është në nivel të ulët.

Hikmete Bajrami, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, vlerëson se ekonomia e vendit po shënon regres. Ajo si problem në këtë fushë, përmend realizimin e projekteve kapitale, siç thotë ajo, në rajonet nga kanë prejardhjen anëtarët e kabinetit qeveritar. “Faktikisht, është një perspektivë e zymtë ekonomike, e cila po reflektohet më së shumti në rënien e investimeve direkte, kemi keqmenaxhim në ndërmarrjet publike. Do të thotë se, pas shumë kritikave, ne po e shohim se privatizimi i PTK-së prapë po dështon”, thotë Bajrami.

Dardan Sejdiu, nga Lëvizja “ Vetëvendosje”, thekson se qeveritë e deritashme, si dhe kjo aktuale, nuk kanë pasur agjendë zhvillimore për gjenerimin e vendeve të reja të punës. “Modeli ekonomik që kjo qeveri e ka futur në përdorim në Kosovë, është model kontradiktor në vete, sepse është model neoliberal. Dhe modeli neoliberal është model monetar. Përderisa ne në Kosovë, nuk e kemi monedhën tonë, nuk e kemi valutën tonë, pra nuk kemi mundësi të afektojmë në çmime me anë të politikave monetare, as në interes të kamatave”, shprehet Sejdiu.

Edhe anëtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thonë se situata ekonomike është shumë brengosëse.

Haki Shatri nga kjo parti, thotë se kohëve të fundit, rënia e investimeve të huaja dhe gjendja në sektorin privat mbetet shqetësues. “Hamendja e investitorëve të jashtëm për të investuar në Kosovë vjen si rezultat i mungesës së sundimit të ligjit dhe si rezultat i parregullsive që po e përcjellin jetën tonë të përditshme, e në veçanti jetën ekonomike”, thekson Shatri.

Por, cila janë alternativat për përmirësim ekonomik të vendit nga ana e partive opozitare?

Hikmete Bajrami, nga LDK-ja,  thotë se ata  janë për një shtet ku mbretëron rendi, ligji e ku luftohet korrupsioni. "Ne e dimë se dëmin më të madh të kësaj ekonomie e ka sjellë  korrupsioni”, thotë Bajrami.

Ndërkaq, Dardan Sejdiu, konsideron se në Kosovë ka shumë sektorë që premtojnë zhvillim ekonomik. “Të punojmë në shtet zhvillimor, në prodhim, prodhimi- punësim, punësimi – kontribute dhe tatim. Kjo sjellë mirëqenie të gjithëmbarshme. Pra, është model i ndryshëm, prej këtij që është aplikuar që 12 vjet në Kosovë, dhe tani, pas kësaj periudhe, mundemi të vlerësojmë modelin e aplikuar”, thotë Sejdiu.

Programi ekonomik i AAK-së, mundëson ringjalljen ekonomike të vendit, thotë Haki Shatri. “Urgjentisht duhet të aprovohet një strategji zhvillimore, e cila do marrë për bazë resurse që disponon Kosova, dhe t’i funksionalizojë ato. Më këtë nënkupton edhe aktivizim më dinamik i popullsisë së aftë për punë, që pastaj në mënyrë zinxhirore, sjellë rritje të punësimit dhe standardit të jetës”, thekson Shatri. /Rel/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim

-
 
 
Magazina
19:33 / 24.05.2013
Rezarta Shkurta

Rezarta e krahason Dafinën me Rita Orën

Rezarta Shkurta e admiron aq shumë Dafina Zeqirin dhe “talentin e saj” sa e krahason atë me Rita Orën.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.