Pa progres në biznes

11:40 / 2.07.2012
Raporti i fundit i Bankës Botërore për vitin 2012, i quajtur “Të bërit biznes në Evropën Lindore”, ka radhitur Kosovën në vendin e 117-të, pa asnjë ndryshim nga viti 2011. Sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike, Kosova nuk ka arritur të shënojë progres të theksuar në përmirësimin e ambientit afarist, që nga raporti i fundit i Bakës Botërore “Të bërit biznes”, i publikuar në vitin e kaluar.

Eksperti i ekonomisë, Haki Shatri, thotë për Radion Evropa e Lirë se edhe raporti i ardhshëm nuk do të tregojë përmirësim në të bërit biznes, por, që, sipas tij, do të renditet edhe më poshtë. “Asgjë konkrete nuk është bërë në përmirësimin e ambientit afarist. Argumentet janë të thjeshta, fjalën e kam tek ambienti afarist. Është siguria, funksionimi i rendit dhe ligjit e që në këtë pikë nuk ka asnjë përmirësim”, thotë Shatri.

Këto dukuri, të cilat janë të pranishme dhe e rëndojnë ambientin afarist, sipas Shatrit, nuk janë duke u luftuar dhe nuk ka vullnet për t’i luftuar. Shatri thekon se këto dukuri po ndikojnë në bizneset e përgjegjshme. Fusha e prokurimit, siç thekson Shatri, është fusha ku më së shumti nuk respektohen procedurat, gjë që bën t’i penalizojë bizneset formale. “Kemi ekonominë joformale që është duke u forcuar dhe nuk po eliminohet dhe po i bëhet konkurrente ekonomisë formale, duke i bërë konkurrencë jo fer. Krimi ekonomik dhe ai i organizuar, po ashtu, po e ndotin ambientin biznesor”, thekson Shatri.

Mendime të ndryshme japin edhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovë, Arian Zeka, thotë për Radion Evropa e Lirë se pret që sivjet Kosova në raportin e Bankës Botërore të ketë renditje më të mirë, edhe pse vitin e kaluar ka pasur rënie të pozitave në të gjithë indikatorët e të bërit biznes. “Pres që në indikatorët e tjerë siç është tregtimi përtej kufijve, do të ketë po ashtu përmirësim pozitiv për shkak të zgjidhjes së problemeve që kanë ekzistuar brenda Marrëveshjes për Tregti të Lirë të njohur si CEFTA”, shprehet Zeka.

Sipas Arian Zekës, ndoshta Kosova do të ketë përmirësim në indikatorin e sigurimit të lejeve të ndërtimit, për shkak të projekt-ligjit për ndërtim, i cili parasheh procedura përshpejtimi për marrjen e lejeve. “Ajo çka nuk pres që do të ketë përmirësim, është indikatori i mbrojtjes së investitorëve dhe regjistrimi i pronave, pavarësisht disa ligjeve që janë bërë në këtë drejtim”, shton Zeka.

Raporti “Të bërit biznes” përfshin 183 shtete, ku klasifikon ekonomitë në 10 fusha të rregullave të biznesit, duke filluar nga hapja e një biznesi, zgjidhja e çështjes së falimentimit dhe tregtisë ndërkufitare.

Në disa nga këto 10 aspekte, Kosova ishte renditur më mirë, ndërsa në disa ka nevojë për reforma.

Aty ku Kosova duhet të përkushtohet më shumë, ishte përmirësimi në nisjen e një biznesi, pasi në këtë aspekt ishte radhitur në vendin e 168-të, si dhe në mbrojtjen e investitorëve, pasi në këtë fushë ishte renditur e 174. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.