Pa rezerva shtetërore edhe këtë vit
Edhe viti 2012 do të mbyllet pa krijimin e rezervave shtetërore. Krijimi i tyre është premtuar disa herë nga institucionet qeveritare. Por, tani kur kemi hyrë nё gjysmën e dytë të këtij viti, zyrtarë nga institucionet nuk janë të sigurt se krijimi i tyre do tё bёhet kёtë vit. Rezervat shtetërore nuk do tё krijohen as këtë vit. Vendi ynë do ta mbyllё edhe vitin 2012 pa rezerva, ndonëse ka kaluar më shumë se një vit qëkur është miratuar Ligji për rezervat shtetërore të Kosovës. Krijimi i tyre është premtuar disa herë nga institucionet vendore, madje thuhej se këtë vit kjo çështje do të jetë përfunduar. Por, tani kur ka kaluar gjysma e parë e këtij viti, zyrtarë nga institucionet nuk janë të sigurt se këto rezerva do të bëhen këtë vit. Ata vetëm tregojnë se projekti dhe listomi i produkteve ka përfunduar. Kurse, njohës të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të biznesit kosovar, thonë se rezervat shtetërore janë tepër të rëndësishme dhe të domosdoshme.
Madje, sipas tyre, rezervat tani është dashur tё jenë nëpër pikat grumbulluese. Burime të Gazetës “Lajm” brenda Qeverisë thanë se, as këtë vit nuk do të këtë rezerva shtetërore, pasi ka mungesë të parave. “Krijimi i tyre nuk figuron askund nё buxhetin e Kosovës. Deri tani nuk ka asnjë gjasë që të ndahen mjete për kёtë projekt. Financimi i tyre ka mundësi tё bёhet vetëm nё vitin e ardhshëm dhe, për kёtë, Kosova as këtë vit nuk do tё ketë rezervat e saj”, i ka thënë një burim gazetës.
Edhe zyrtarё nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nuk japin përgjigje konkrete kur pyeten për krijimin e rezervave këtë vit. “Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke punuar për krijimin e rezervave shtetërore dhe se tashmë e ka përfunduar planin strategjik për rezervat shtetërore të mallrave, i cili është dërguar për komente në zyrën për planifikimin strategjik, pranë zyrës së kryeministrit. Sipas planifikimit të këtij plani strategjik, këtë vit synohet të krijohen rezervat e para shtetërore. Lista e artikujve që konsiderohen produkte rezervë (produkte ushqimore dhe joushqimore) është hartuar në bashkëpunim me përfaqësuesit e ministrive të fushës konform nenit 6 të Ligjit për rezervat shtetërore të mallrave”, ka thënë për “Lajm”, Arta Istrafi, këshilltare për media në MTI, duke treguar se me rishikimin e buxhetit është aprovuar një vlerë e mjeteve për rezervat e shtetërore, e cila, sipas saj, do të jetë e mjaftueshme për të krijuar rezervat e para shtetërore.
Të njëjtën gjë e kanë thënë edhe zyrtarё nga Ministria e Bujqësisë. Sipas tyre, tani projekti për rezervat shtetërore është finalizuar. “Projekti për rezervat shtetërore është pothuajse i finalizuar. Është bërë listimi i produkteve që do të bëjnë pjesë tek rezervat shtetërore. Është përcaktuar sasia dhe është paraparë edhe një ndarje fillestare buxhetore. Mirëpo, paraprakisht nevojitet që ky projekt të aprovohet nga Qeveria. Siç dihet, këto rezerva do të menaxhohen nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë”, ka treguar Adil Behramaj, këshilltar për media nё Ministrinë e Bujqësisë. /Lajm/Telegrafi/