Padi për PTK-në

10:10 / 11.10.2012
Gjykata e tenderëve ka udhëzuar kompaninë “Astraplan” për padi ndaj PTK-së, në një tender për renovimin e objekteve të kësaj ndërmarrjeje. Përveç gjobës, OSHP-ja kërkoi të ndëshkohen edhe zyrtarët përgjegjës në PTK, pasi gjeti se qëllimisht kishin zvarritur këtë aktivitet të prokurimit. Ky është rasti i dytë këtë muaj i shkeljeve në këtë ndërmarrje.

Pas gjobës nga Autoriteti Regullativ i Telekomunikacionit për shfrytëzim të kundërligjshëm të brezit frekuencor, Postën dhe Telekomin e Kosovës e pret një padi në gjykatë. Gjykata e tenderëve e ka udhëzuar kompaninë “Astraplan” për padi ndaj PTK-së, në një tender për renovimin e objekteve të kësaj ndërmarrjeje.

Përveç gjobës, OSHP-ja kërkoi të ndëshkohen edhe zyrtarët përgjegjës në PTK, pasi qëllimisht kishin zvarritur aktivitetin e prokurimit “Renovimi i objekteve të PTK në regjionin e Ferizajt, Prizrenit dhe Prishtinës”, shkruan Express.

Fillimisht ka qenë operatori ekonomik “Astraplan” që ka bërë kërkesë në OSHP, ku kërkon që Organi Shqyrtues i Prokurimit ka pranuar kërkesën e operatorit ekonomik “Astraplan”, ku kërkon që të urdhërohet Autoritetit Kontraktues që të zbatojë vendimin e OSHP-së lidhur me këtë tender.

“Si dhe të gjobitet Autoriteti Kontraktues dhe zyrtarët përgjegjës në PTK sh.a. të cilët me qëllime të caktuara e kanë zvarritur procedurën e këtij aktiviteti”, ka qenë kërkesa e kompanisë drejtuar OSHP-së. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.