Pajisje dhe orendi me ankand

13:00 / 11.08.2012
Shtëpia e Ankandeve Kosova, e themeluar para një viti në Prishtinë, ofron mundësinë që blerës të interesuar të blejnë pajisje dhe orendi të ndryshme për zyra dhe shtëpi, me çmimin të volitshme. Menaxheri i kësaj kompanie, Burim Bujupi, thotë se oferta bëhet përmes zarfeve të mbyllura. Ai thekson se deri në fund të vitit do të organizojnë një ankand kombëtar me vepra arti.

Mallra të shumta, orendi për zyra, mobile dhe pajisje tjera shtëpiake, por edhe vetura të markave të ndryshme, gjenden në Shtëpinë e Ankandeve Kosova në lagjen Veternik të Prishtinës. Kjo shtëpi ka filluar punën në mars të vitit 2011 dhe deri tash ka organizuar një numër të konsiderueshëm të ankandeve për klientë individualë dhe institucionalë, thotë për Radio Kosovën menaxheri Burim Bujupi. “Çdo dy javë e bëjmë hapjen e ankandit, e cila zgjatë gjashtë ditë për klientët, ku e bëjmë ekspozimin e mallit nga e hëna deri të shtunën, orari i punës është prej orës 10 deri në 18. Gjatë kësaj kohe ekspozohet malli, klientët mund të shikojnë mallin por edhe të ofertojnë”, tregon Bujupi.

Ofertimi bëhet përmes zarfeve të mbyllura, kurse të shtunën në orën 15 bëhet mbyllja e ankandit për vizitorët dhe më pas hapja e zarfeve, ku oferta më e madhe del fituese.
Bujupi thotë se kanë bashkëpunim të mirë me bankat komerciale dhe institucionet mikrofinanciare në Kosovë, por edhe me ambasadën amerikane dhe USAID-in, të cilat i furnizojnë me mallra, pas largimit të ambasadorëve apo misionarëve të tyre. “Kur kemi mallra nga USAID-i dhe Ambasada Amerikane, ato nuk kanë çmim rezervë, apo një euro e më shumë. Kurse mallrat që janë si konfiskim i kredive të këqija ose ato që sjellin klientët individualë, kanë një çmim rezervë nën të cilin nuk mund të shiten”, thekson Bujupi.

Përveç ankandeve të mallrave, Bujupi thekson se kanë përvojë edhe në organizimin e ankandeve tjera. “Ne e kemi bërë për herë të parë organizimin e ankandit me vepra të ndryshme të artit duke filluar me pikturë, skulpturë, grafikë dhe fotografi”, tregon ai.

Ndonëse ankandi ka zgjuar interesim të shumë dashamirësve të artit, shitja nuk ka qenë e kënaqshme. Sidoqoftë Bujupi thekson se deri në fund të vitit do të organizojnë edhe një tjetër ankand me vepra arti, të artistëve të përzgjedhur nga të gjitha trojet shqiptare.
Ndryshe provizioni i shtëpisë së ankandit është 10 për qind për inventar dhe vepra arti, kurse 5 për qind për vetura. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.