Pakti fiskal në mospërputhje me traktatet evropiane
Pakti Buxhetor evropian i nënshkruar në mars nga 25 vende anëtare të BE-së mund të jetë në mospërputhje me të drejtën komunitare për shkak të mospjesëmarrjes së Parlamentit Evropian. Kjo ide u mbështet sot nga grupi i së Majtës së bashkuar Evropiane (Gue/Ngl), që nuk përjashton një referencë drejt Gjykatës së Lartë të Drejtësisë në BE.
Një studim i paraqitur në Bruksel nga profesor Fischer-Lescano i universitetit të Bremas ngre një seri dyshimesh mbi përputhjen e dokumentit ''Pakti Fiskal'' me parimet bazë të BE-së.
Problemi kryesor ka të bëjë me ''sistematikën e përjashtimit'' të eurodeputetëve të rregullatorëve mbi krizën. ''Në këtë mënyrë, nuk janë respektuar prerogativat e Parlamentit Evropian'', sqaroi Fischer-Lescano.
Deputetja gjermane Gabriele Zimmer u shpreh se do t'ua dërgonte këtë studim të gjithë kolegëve të Strasburgut për të hapur një debat ''mbi pjesëmarrjen demokratike të Parlamentit Evropian në proces''.
E Majta e bashkuar ka edhe në plan të bëjë një kërkesë, edhe me mbështetjen e grupeve të tjera politike, një opinion nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë. ''Objektivi nuk është trazimi i mëtejshëm i tregjeve, por thjeshtë qartësimi i rolit të institucionit të vetëm të zgjedhur demokratikisht në BE'', shprehej euro-deputetja gjermane.
''Nuk përjashtojmë një rekurs të mirëfilltë, por më parë duam që Gjykata e Luksemburgut të qartësojë cili duhet të jetë roli i Parlamentit Evropian'', theksonte Zimmer. /Telegrafi/