Panairi i Bujqësisë përcillet edhe me seminare në këtë drejtim
Për avancimin e lidhjes në mes të sektorit privat të Agrobiznesit dhe sektorit të Arsimit, Oda Ekonomike e Kosovës ka organizuar Panairin e Punësimit të të rinjve si pjesë e Panairit të Produkteve Bujqësore, ku nxënësit nga pesë shkolla profesionale bujqësore nga e gjithë Kosova patën rastin të marrin pjesë në Workshop-in në të cilin ligjëruan Ministri Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Blerand Stavileci, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës Valdet Gjinovci dhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gerxhaliu. Panairi i punësimit u financua nga Swiss Contakti dhe Danida.
Ministri i Bujqësisë Blerand Stavileci i inkurajoi nxënësit duke iu drejtuar se sektori i bujqësisë është njëri prej sektorëve me të rëndësishëm ekonomik dhe me potencial më të madh për krijimin e vendeve të punës, potencoj nga jeta private se në kohën kur ministri ka studiuar kanë ekzistuar paragjykime të ndryshme për këtë sektor kurse tani sektori i bujqësisë është njëri prej sektorëve me potencial më të madh për zhvillim. Ministri theksoi se Sektori i bujqësisë ka qenë i organizuar më shumë në aspektin tradicional kurse sot ky sektor ka nevojë më shumë për kuadro të përgatitura në fusha të ndryshme si për mbajtjen e kontabilitetit, marketingut, menaxhimit të fermës, teknika për përgatitje profesionale që ofrojnë teknika dhe varietete të reja që krijojnë lidhje me tregun.
Kryeshefi Ekzekutiv i Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës (AUV) Valdet Gjinovci tha se AUV është i hapur për të gjithë nxënësit të vizitojnë dhe të njihen me të gjitha hallkat e zinxhirit të ushqimit se sektori i bujqësisë nuk e ka vetëm sektorin e prodhimit apo përpunimit po ka edhe ato që lidhen me sigurinë dhe cilësinë e ushqimit dhe që janë pjesë e Agjensionit të ushqimit dhe veterinës.
Kryetari i OEK-ut z.Safet Gërxhaliu ligjeroi për rëndësinë e komunikimit dhe metodat e komunikimit dhe po ashtu potencoi se është e rëndësishme të ceket se Kosova ka nevojë për rini të përgatitur e profesionale e jo vetëm të deklarojmë se kemi fuqi të lirë punëtore.
Workshop-i vazhdoi me ligjëratën për udhëzime në karrierë, shkrim të rezymeve dhe letrave motivuese dhe metodat se si qasen një biznesi dhe si të kërkojnë punë.
Nxënësit e këtyre shkollave do të kenë rastin t’i vizitojnë dhe njihen me 80 agrobizneseve duke përfshirë edhe agrobiznese që janë jashtë Kosove, Shqipërisë, Greqisë etj, të gjitha fushave të prodhimit, përpunimit, tregtimit të inputeve bujqësore, hortikulturës. /Telegrafi/