Papunësia në Eurozonë, alarm për Kosovën

17:15 / 9.01.2013

Vendet e Bashkimit Evropian të cilat janë duke u ballafaquar më rritje të papunësisë, alarmon edhe Kosovën. Kriza ekonomike që ka goditur vendet e BE-së duke krijuar papunësi të lartë, Kosovën do të prek në rënie të remitencave, rënie të investimeve direkte ndërkombëtare si dhe donacionet, bëjnë të ditur ekspertë të çështjeve ekonomike në Prishtinë.

Rënia e dërgesave nga emigrantët që jetojnë në shtetet e BE-së, sipas ekspertëve do të ndikon në stabilitetin social të qytetarëve të Kosovës, ndërkaq, rënia e investimeve të huaja do të pamundëson hapjen e vendeve të reja të punës.

Drejtori i Institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku thotë se Kosova nuk mund të jetë imune ndaj lëvizjeve ekonomike evropiane. “Papunësia në eurozonë është treguar si prezencë e një krize ekonomik që vazhdon të qëndron në Evropë dhe kjo krizë ekonomik domosdoshmërish prek edhe Kosovën. Kosova nuk është imune ndaj lëvizjeve ekonomike evropiane. Në rend të parë do të preken investimet e huaja direkte, që në çdo kohë krize kanë shënuar rënie edhe në Kosovë. Remitencat të cilat kanë qenë të rëndësishme për ekonominë e Kosovës do të shënojnë rënie”, thekskon Abdixhiku.

Papunësia në bllokun e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian regjistroi rekordin e saj prej 11,8 për qind të forcës së përgjithshme aktive në muajin nëntor 2012.

Ndërkohë, papunësia në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës është 44.9 për qind.

Në anën tjetër, qytetarë të Kosovës thonë se ulja e papunësisë është njëra nga çështjet kryesore me të cilat duhet të merren institucionet e Kosovës. Ata tregojnë se e kanë shumë të vështirë të gjejnë një vend pune, kur ata përfundojnë studimet dhe kur janë të përgatitur për të punuar në profesionin që ata kanë zgjedhur.

Ndryshe, në vitet e fundit në Kosovë, sipas njohëseve të çështjeve ekonomike, nuk ka pasur ulje të shkallës së papunësisë.

Në tregun e punës në Kosovë hyjnë deri në 35 mijë të rinj, ndërkaq ky treg absorbon nga 4 deri në 6 mijë punëtorë në vit. /Rel/Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.