Para projektit “Kosova e Re” janë dorëzuar tri qeveri

9:21 / 5.10.2012
Hashim Thaçi as në mandatin e dytë të tij si kryeministër i Qeverisë së Kosovës nuk ka arritur ta shtyjë përpara projektin për ndërtimin e një termocentrali në Kastriot, të njohur si “Kosova e Re”. Ky projekt, në të vërtetë, ishte promovuar që më 2006, kur Qeveria udhëhiqej nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Sikur agjenda e Qeverisë aktuale të dilte e saktë, tashmë do të duhej të ishte bërë hapja e ofertave të pranuara nga investitorët e parakualifikuar për ndërtimin e termocentralit prej 600 megavateve dhe hapjen e minierës që do ta furnizonte me linjit. Mirëpo, data e fundit për pranimin e ofertave që ishte caktuar 30 shtatori e ka gjetur në udhëkryq projektin “Kosova e Re”.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ende nuk i ka finalizuar kërkesat për propozim dhe marrëveshje të projektit pas heqjes së termocentralit “Kosova B” nga pakoja tenderuese dhe as nuk ka marrë asnjë vendim rreth aksioneve apo faktorëve tjerë të projektit. E në mungesë të këtyre dokumentacioneve nuk mund të mbahet as mbledhja e Komitetit Drejtues të Projektit, shkruan Koha Ditore.

“Pas marrjes së vendimit për largimin e TC “Kosova B” nga dokumentacioni i tenderit janë njoftuar të gjitha kompanitë e parakualifikuara lidhur me vendimin dhe nevojën për kohë shtesë që ky ndryshim të reflektohet edhe në kërkesën për propozime dhe marrëveshjet e projektit”, thuhet në përgjigjet e Zyrës për komunikim me publikun në MZHE.

Kjo ministri nuk ka specifikuar se sa do të jetë kjo kohë shtesë deri në pranimin e ofertave, që deri më tash zyrtarisht ka qenë data 30 shtator. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
11:12 / 25.05.2013
Katy Perry

Katy Perry në lidhje me agjentin e saj

Katy Perry besohet se ka gjetur një romancë të re, dhe ai është agjenti i saj Michael Kives.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
11:57 / 25.05.2013

Amerikanët kthehen në AKP, vetëm me njerëz profesionistë

Dorëheqja e kryetarit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, Blerim Rexhës, nuk është akt i mjaftueshëm për të kthyer...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.