Parku i Biznesit formë (jo) e duhur për investime

16:32 / 2.10.2012
Ka nisur të ndërtohet para gjashtë vjetëve për të kanë punuar e janë munduar tre ministra me radhë por nuk kanë mundur ta përfundojnë dhe ta funksionalizojnë plotësisht. Parku i biznesit në Drenas edhe pse ka filluar të ndërtohet më 2005 as sot nuk është plotësisht funksional, në të janë vendosur vetën 32 biznese. Kryetari i Drenasit Nexhat Dermaku thotë se forma e investimin nëpër parqe është barrë për komunat sipas tij, forma më e mirë do të ishte nëpërmjet partneritetit publiko privat.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demarku thotë për Telegrafin se investimet në një Park të Biznesit janë barrë për një komunë për shkak të Kapaciteteve të limituara.

“Jo nuk ia kisha rekomanduar as një kryetari tjetër investimin në një park sikur i Drenasit, për shkak të mungesë së kapaciteteve të një komunë, po ashtu është barrë për një komunë për shkak se kërkohet një infrastrukturë”, thotë ai.

Kryetari Demaku ka treguar se në parkun e Biznesit në Drenas, 70- 80 për qind të kompanive janë nga komunat e të tjera dhe jashtë vendit. “Formë tjetër kisha rekomanduar që të përdoret nëpërmjet partneritetit Publiko Privat për investime pasi që është metodë më e mirë për investime”, tha kryetari i Drenasit Nexhat Dermaku për Telegrafin.

Ndërkaq zëdhënësja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Arta Istrefi tha për Telegrafin se bizneset ende janë në fazën e investimeve në Parkun e Biznesit në Drenas. Ajo thotë se aktualisht në këtë park, kanë kontratë 32 biznese. “Shumë e mjeteve që kanë deklaruar për investim nga bizneset që kanë kontratë në Parkun e Biznesit në Drenas është 29.951.380.00 euro, mirëpo duhet pasur parasysh së kjo vlerë ende nuk është investuar, sepse shumica e bizneseve ende janë në fazën e ndërtimit”, thotë ai.

Bizneset në park, sipas Istrefit kryesisht janë të fokusuara në prodhim dhe përpunim. “Disa nga fushat që merren këto biznese janë: prodhim dhe përpunim plastike, përpunim të konstruksioneve të metalit, çelikut, llamarinës, etj. Po ashtu ka përpunues të xhamit, drurit, tekstilit, letrës, etj. Kemi për përpunues farmaceutik dhe të fushave tjera. Mirëpo vlen të theksohet se jo të gjitha këto kanë filluar prodhimin, pasi që disa nga këto janë në fazën e ndërtimit të objekteve të tyre”, thekson zëdhënësja e MTI-së Arta Istrefi.

Ajo thotë se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, është duke punuar në krijimin e zonave speciale ekonomike, ku nuk përjashtohet mundësia të kemi edhe parqe të biznesit me destinacione të industrive te caktuara.

Parku i Biznesit në Drenas ka filluar të ndërtohet që nga vitit 2005. Ky park ka sipërfaqe prej 24 hektarë, 16 prej tyre për shfrytëzimin të bizneseve ndërsa 8 të tjera për hapësirat e përbashkëta. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
11:05 / 19.05.2013
Rita Ora

Rita, shumë e ‘egër’ në foton e re

Bukuroshja shqiptare, Rita Ora, ka treguar sensin e saj prej një femre ‘egërsirë’ në foton e re që po qarkullon nëpë...
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.