Partneriteti “intim” me tenderin

13:44 / 12.07.2012
Komuna e Gjilanit nëpërmjet procedurës së Parnteritetit Publiko-Privat, ka shpërblyer dy ish-këshilltarë të saj me shërbime të këshilldhënies. Biznesmenët Nazim Jashari e Afrim Hoti, pronarë në kompaninë e tyre "3P Consulting", janë shpërblyer nga komuna ku punuan si zyrtarë, pikërisht në zyrën që merret me aktivitetet që ata sot përfitojnë tender: në Njësinë për Zhvillim Ekonomik dhe Partneritet Publiko-Privat – PPP. Kompania “3P Consulting”, sipas të dhënave të ARBK-së, është konstituar në nëntor të vitit 2011 - vetëm shtatë muaj para se ata të fitonin tenderin nga komuna ku kishin punuar.

Ironikisht, përshkrimi i tenderit ka qenë pak a shumë i ngjashëm me punën e tyre kur ata punonin për komunën. Ata kanë marrë tenderin, “Ofrimi i shërbimit të këshilltarit të transaksionit për Partneritetin publiko-privat”, ku "3P Consulting" u shpërblye me afro 50 mijë euro.

Në këtë tender, në fund të garës, si e përgjegjshme kishte mbetur "3P Consulting" dhe një kompani tjetër, emrin e së cilës në komunën e Qemajl Mustafës nuk pranojnë ta bëjnë publike.

Në këtë komunë nuk kanë dashur të japin asnjë përgjigje në lidhje me pyetjet e “Preportr’ për këtë çështje, njëjtë sikurse nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje as zyrtarët përgjegjës në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK), nëse ky rast paraqet konflikt të interesit.

Në prillin e vitit të kaluar, Komuna e Gjilanit kishte mbajtur një takim për strategjinë e zhvillimit të kësaj komune, ku pikë kyçe e takimit ishte diskutimi për punët që do të kryheshin me anë të Partneritetit Publiko-Privat (PPP).

Komuna që udhëhiqet nga Qemajl Mustafa, i cili sipas informatave të dala nga policia është duke u hetuar për korrupsion pikërisht për një tender të dhënë nëpërmjet partneritetit publiko-privat, lëshoi një komunikatë me konstatimin: “Nuk ka interesa të ngushta në PPP”.

Dy ish-zyrtarët e Njësisë për Zhvillim Ekonomik dhe PPP në komunën e Gjilanit duket se i kanë bërë hile Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. Ky ligj e ndalon qartë që zyrtari për një vit nuk mund të përfitojë në çfarëdo forme nga institucioni ku ka punuar, por ndalesa nuk vlen për më gjatë.

Në këtë komunë nuk pranojnë të japin përgjigje se kur larguan nga puna si zyrtarë të saj dy biznesmenët e tashëm, përfitues të tenderit prej afro 50 mijë eurosh. Por, e sigurt është se deri më 22 prill të vitit të kaluar, këta dy biznesmenë ishin zyrtarë të Njësisë për Zhvillim Ekonomik dhe PPP në Komunën e Gjilanit, sepse të tillë paraqiten në një komunikatë të lëshuar nga kjo njësi. Tenderi është dhënë disa muaj pas kalimit të kufizimit ligjor prej një viti, për përfitim nga sektori publik ku kanë punuar, gjë që nëse merret kjo datë edhe si largim i tyre nga puna, këta dy ish-zyrtarë të komunës jo domosdoshmërisht janë në konflikt me ligjin.

Por, fakti që Komuna nuk ka kthyer përgjigjeje se kur këta dy zyrtarë janë larguar nga puna dhe se po të njëjtit marrin tender nga fusha në të cilën ata kanë punuar si zyrtarë të komunës, bënë që këtij tenderi t’i vije era konflikt interesi. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
14:08 / 19.05.2013
Beyonce

Beyonce synoi të bëhej sikur Whitney Houston

Superylli amerikan, Beyonce, ka deklaruar se ajo ka synuar dikur që të bëhet e talentuar dhe e famshme sa Ëhitney Houston.
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.