Pasuritë e evropianëve, Kosova në vendet e fundit

13:21 / 1.11.2012
Agjencia gjermane për hulumtime “GfK Geo Marketing” ka publikuar rezultatet e analizës mbi të ardhurat dhe kursimet e 42 vendeve të Evropës, pasi të shlyejnë detyrimet tatimore. Banorët e Lihtenshtajnit rezultojnë më të pasurit, ndërsa banorët e Moldavisë rezultojnë më të varfrit.

Banorët e Lihtenshtajnit janë më të pasurit në Evropë me 56.978 euro të ardhura në vit, ndërsa banorët e Moldavisë, janë 45 herë më të varfër, shkruan “EU Observer”.

Në vendin e dytë janë norvegjezët me 32.037 euro, e më pas radhiten: zviceranët me 31.666 euro, banorët e Luksemburgut me 28.924 euro, danezët me 22.040 euro.

Në top listën e më të pasurve janë edhe Austria,Suedia, Gjermania, Franca dhe Belgjika.

Mesatares evropiane më afër janë spanjollët me 12.943 euro dhe janë të radhitur ne vendin e 17 të kësaj liste. Në fund të listës janë Kosova, Bjellorusia dhe Moldavia me më pak se 2.000 euro në vit.

Nga vendet tjera të ish Jugosllavisë, Kroacia është radhitur në pozitën 30, me 5.850 euro të ardhura në vit.

Në këtë hulumtim theksohet se banorët e Evropës me të ardhura më të larta, respektivisht me fuqi më të lartë blerëse, megjithatë, pjesën më të madhe të ardhurave të tyre e harxhojnë në banesat e shtrenjta dhe në përgjithësi shpenzime të larta të jetës së shtrenjtuar. Por, gjithsesi atyre u mbeten para edhe për harxhime tjera, për dallim nga ata banorë ku fuqia blerëse është më e ulët. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.