PDK-ja bojkoton Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike

13:53 / 2.07.2012
Raporti i Auditorit për kompanitë e Ujit bëhen sherr për anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Mos prezenca e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj në mbledhjen për shqyrtimin e Raportit të Menaxhimit dhe Efikasitetit të Kompanive te Ujit, ka bërë që anëtarët të braktisin mbledhjen, madje edhe të fjalosen mes vete.

Ky raport në fund nuk pati kuorum të mjaftueshëm për ta hedhur në votim, dhe pritet një komision ta vlerësojë nëse mund të dërgohet në Kuvend, apo çfarë duhet bërë.

Adem Grabovci dhe Ramiz Lladrovci braktisën mbledhjen e këtij komisioni, duke marrë pas vete edhe Alebert Kinollin, kjo me arsyetimin se duhet dhënë fjalën zëvendësministrit të MZHE-së, Ramadan Hasanit, edhe pse u tha se meqë mungon ministri të tjerët nuk kanë të drejtë fjale.

Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Ali Sadriu ka konstatuar se partia në pushtet nuk është e gatshme të ballafaqohet me mënyrën e menaxhimit të pasurisë shoqërore, ky është konstatim. Sipas tij do të shikohet nëse mund ta dërgojnë në Kuvend ose jo raportin si të tillë, pa votimin nga anëtarët e Komisionit. “A kemi të drejtë ta dërgojmë raporti në Kuvend dhe në ç’kushte kemi të drejtë do ta marr fjalën prej shërbimit profesional, dhe mendoj se Kuvendi duhet njoftuar”, ka thënë ai.

Por sipas tij, kjo tregon mosgatishmërinë e ministrit Beqaj për t’u përballur me sfidat që i ka raporti. “Më shqetëson veprimi i kolegëve që kanë punuar që kjo mbledhje të mos mbahet, do të thotë kemi të bëjmë këtu me një organizimi. Po aludoj në anëtarët e Komisionit të PDK-së, sepse disa ditë më parë kanë kërkuar që kjo mbledhje të mos mbahet se ata të dy, do të thotë dy anëtarët e komisionit, gjegjësit të tre të PDK-së do të jenë në një solemnitet jashtë vendit, dhe nuk do të ketë kuorum, kuorum pat, por u ba gjithçka që në fund Komisioni mos të ketë kuorumin dhe në një mënyrë iu ba presion edhe Albert Kinollit, ku edhe u vërejt, ju e pat nuk kam nevojë ta komentojë”, tha ai.

Në mbledhje të gjeturat kryesore të raportit të auditorit që i ka prezantuar Ibrahim Gjylderen, kanë qenë rreth rishikimit të mënyrave se si kompanitë publike menaxhohen, se si mbikëqyren dhe se si drejtohet nga akterët e ndryshëm.

Aty thuhet se MZHE-ja si përfaqësuese e aksionarit duhet të sigurojë që përbërja e bordeve të jetë më profesional, duhet mbajtur mbledhja vjetore me aksionarët, gjë që thuhet se nuk ka ndodhur. Pastaj mbikëqyrja nga ana e bordeve nuk është e mjaftueshme. Se kompanitë e ujit kanë pasur problem financiare dhe kanë operuar gjatë vitit me humbje financiare dhe po ashtu ka pasur humbje të ujti të prodhuar gjatë distribuimit.

Raporti i Auditorit është për 8 kompani të ndryshme rajonale të ujërave. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
14:08 / 19.05.2013
Beyonce

Beyonce synoi të bëhej sikur Whitney Houston

Superylli amerikan, Beyonce, ka deklaruar se ajo ka synuar dikur që të bëhet e talentuar dhe e famshme sa Ëhitney Houston.
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.