Pensionistët kërcënojnë me protesta

14:56 / 22.09.2012
Nëse Draftligji nuk kthehet sërish në Qeveri për përmirësim, do të protestojnë, kërcënohen pensionistët. Koalicioni i Pensionistëve i lut të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës të mos miratojnë versionin e Draft-ligjit për pensione, por t`ia kthejnë sërish Qeverisë për përmirësime.

Pensionistët janë duke pritur diskutimet në Parlament për versionin e fundit të Draft-ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, para se të vendosin për hapat e mëtejshëm. Nëse Draft-ligji nuk kthehet sërish në Qeveri për përmirësim, do të protestojnë, kërcënohen pensionistët.

Koalicioni i Pensionistëve i lut të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës të mos miratojnë versionin e Draft-ligjit për pensione, por t`ia kthejnë sërish Qeverisë për përmirësime.

Fahri Buçinca nga koalicioni, thotë se deri atëherë, nuk do të ndërmarrin asgjë.
“Jemi në pritje, edhe pas mbledhjes së Kuvendit do të merren masa edhe qëndrime në mbledhjen e Koalicionit të Pensionistëve për këtë çështje”, tha Buçinca.
Buçinca thotë se anëtarët e Koalicionit të Pensionistëve janë të disponuar që të mbahen protesta, por vetëm nëse draft-ligji nuk rikthehet në Qeveri.

“Ne si koalicion, prej pesë subjekteve, do të mbajmë një protestë të përgjithshme në tërë Kosovën, sepse pensionistët nuk po munden në asnjë mënyrë të jetojnë me të ardhurat”, shtoi Buçinca.

Ndryshe, pensionistët së fundi morën përkrahje edhe nga organizatorët e protestës kundër privatizimit. Kryetari i Këshillit Organizativ, Alush Sejdiu, potencoi gjendjen e rëndë të pensionistëve. “Pensionet janë 35 euro, prandaj edhe pensionistët duhet të kenë së paku 60 për qind të rrogës mesatare në Kosovë, ose jo më pak se 150 euro”, tha Sejdiu, raporton RTK.

Për Draft-ligjin për pensione pritet të diskutojnë deputetët në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit. Koalicioni i Pensionistëve kërkon nga deputetët që ta obligojnë Qeverinë e Kosovës që pas kthimit të Draft-ligjit në Qeveri, në grupin punues të jenë edhe dy përfaqësues të pensionistëve. Gjithashtu, kërkohet nga Parlamenti që t`i caktojë afat prej një muaji Qeverisë, në mënyrë që të mos zhagitet procedura. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.