Për 13 kilometra të Autostradës Prishtinë-Shkup në opsion edhe ridizajnimi

9:55 / 30.10.2012
Qeveria e Kosovës i ka ndarë 30 milionë euro për fillimin e ndërtimit të autostradës në drejtim të Shkupit, nëse plotësohen disa kushte. Kjo shumë është paraparë në buxhetin fillestar të vitit 2013, që nënkupton se mund të ndryshojë në rishikimin e rregullt buxhetor në gjashtëmujorin e dytë të vitit të njëjtë.

Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Bankën Botërore pritet të finalizojnë studimin e fizibilitetit në fillim të vitit 2013, si parakusht për të filluar implementimin e projektit të saj. Këto të dhëna janë paraqitur nga ministri i Financave, Bedri Hamza, në një konferencë të përbashkët me udhëheqësin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN-së) për Kosovë, Johannes Wiegand.

Ai ka thënë se 40 kilometrat e parë të kësaj autostrade janë ekonomikisht të favorshme. “Kurse për pjesën jugore të saj në Kaçanik, që janë rreth 13 kilometra, janë duke u marrë për bazë të gjitha opsionet - siç është edhe ridizajnimi i saj”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kosova duhet të ketë 300 milionë euro në bilancin bankar, si kusht për të nisur ndërtimin e kësaj autostrade. “Të gjitha këto për të filluar ky projekt, që është i kushtueshëm dhe normalisht është një presion në buxhetin e Kosovës, ne jemi dakorduar që duhet të kemi një nivel të kënaqshëm të bilancit bankar dhe jemi pajtuar që në momentin e startimit të ndërtimit të këtij projekti niveli i bilancit bankar të jetë 300 milionë euro. Për këtë jemi dakorduar edhe me FMN”, ka thënë ai,s hkruan Koha Ditore.

Në bilancin bankar në fund të vitit 2012 pritet të jenë rreth 200 milionë euro. Pra, Kosova do të duhej që në bilancin bankar të depononte edhe mjetet nga privatizimi, në mënyrë që të arrihet kushti që në bilancin bankar të jenë 300 milionë euro para se të nisë ndërtimi i autostradës për në Shkup. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
11:19 / 24.05.2013
Avril Lavigne

Avril Lavigne theu barrierat për albumin e ri

Këngëtarja amerikane, Avril Lavigne, ka thyer barrierat e saj emocionale për albumin e saj të ri, që këmbëngul se e ka s...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
10:34 / 24.05.2013

QKUK-ja, tre milionë euro për kompaninë “amatore”!

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ia ka besuar pastrimin e hapësirave një kompanie që nuk ka asnjë ditë përvo...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.