Përdorimi me të madhe telefonat mobil dhe internetit

15:58 / 21.09.2012
Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit (ART), ka publikuar raportin “Pasqyra e Tregut të Telekomunikacionit”, për gjatë mujorin e parë të këtij viti. Sipas këtij, raporti numri i përdoruesve të telefonisë mobile është mbi 1.5 milion.

Raporti i publikuar nga ART-ja konstaton se brenda gjashtë muajve të parë të këtij viti numri i përdoruesve të telefonit mobil ka shkuar në mbi 1.5 milion. Por këtë përdorim nuk e ka telefonia fikse, ketë shërbim telefonik nuk e përdorin as 100 mijë persona.

“Numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të gjashtë-mujorit të parë ka arritur në 1.522.841, që shënon një rritje prej 7.37 për qind krahasuar me përudhen e njëjtë të vitit 2011”.

Kurse, trendi i penetrimit të telefonisë mobile vazhdon të rritët. “Deri në fund të gjashtë-mujorit të parë 2012, penetrimi ka arritur në 87.8 për qind, e cila shënon një rritje prej rreth 8 për qind në krahasim me gjashtëmujorin e parë 2011”, ka treguar ART-ja në raportin “Pasqyrë e Tregut të Telekomunikacionit”.

Por përdorimi i telefonisë fikse ka shënuar një rënie të lehtë. Përdoruesit e telefonisë fikse deri në këtë gjashtë mujorë, kanë shënuar 85.030, e cila shënon një rënie jo të ndjeshme në numrin e përdoruesve. “Norma e penetrimit për banor të telefonisë fikse deri në fund të gjashtëmujorit të parë 2012 apo fundi i TM2 2012 ishte 4.90 për qind nivel ky që vazhdon të jetë shumë i ulët krahasuar me vendet e rajonit, në shtete në të cilat penetrimi sillet nga 10 për qind në rreth 40 për qind”, thekson ART-ja.

Ndërkaq për dallim nga telefonia fikse përdorimi i internetit për ketë periudhë, përqindja e familjeve që posedojnë internet nëpër shtëpi është 48.45 për qind. “Numri i familjeve që kanë qasje në Internet me brez të gjerë është afërsisht 48.45 për qind. Bazuar në këto të dhëna, penetrimi i internetit për banor rezulton të jetë 8.25 për qind”.

Po ashtu sipas Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit, investimet në telekomunikacion kanë shënuar rritje. “Investimet e bëra nga operatorët e shërbimeve telekomunikuese në tre mujorin e dytë kapin shifrën prej 5.545.850 euro , e që është një rritje, prej rreth 37 për qind krahasuar me periudhën e tre mujorit të parë ku investimet kanë kapur shifrën prej 3.485.146 euro, përkatësisht janë rritur për 18 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2011”, thuhet në raportin e ART-së “Pasqyra e Tregut të Telekomunikacionit”. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim

-
 
 
Magazina
12:57 / 22.05.2013
Genta Ismajli

Genta fton “ta pastrojmë Kosovën”

Genta Ismajli i është bashkuar fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, një fushatë e nisur për të mobilizuar të gjithë ...
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
13:23 / 22.05.2013

Qeveria po luan me kodin telefonik

Në shtator të vitit të kaluar, me iniciativën e deputetëve të Lëvizjes për Bashkim (LB), Kuvendi miratoi rezolutën pë...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.