Përfundon Panairi i Produkteve Bujqësore

18:20 / 20.10.2012
Ka përfunduar Panairi i Produkteve Bujqësore, në të cilin për tri ditë radhazi prodhuesit nga Kosova, por edhe rajoni ekspozuan prodhimet e veta, para konsumatorëve kosovarë. Ky panair i cili u organizua nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Oda Ekonomike e Kosovës, nga të pranishmit u vlerësua i mjaftë pozitiv, pasi që konsumatori për së afërmi ka pasur rastin të njoftohet me kualitetin e prodhimeve vendore.

Në këtë panair, produktet e tyre bujqësore i kanë ekspozuar mbi 60 agrobiznese, duke përfshirë edhe katër agrobiznese nga Shqipëria, një nga Greqia dhe dy të tjera nga veriu i Kosovës, përkatësisht nga komuna e Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavilevci, ka thënë se panairet e tilla kanë një rëndësi të veçantë, pasi që shërbejnë për të krijuar ura mes prodhuesit dhe konsumatorit.

“Duhet krijuar ura më të mira dhe më të sigurta që prodhuesit tanë të lidhen me konsumatorët. Nëse ne kemi prodhime të mira dhe cilësore, që një gjë të tillë edhe e kemi atëherë nuk mjafton që për ato vetëm deklarativisht të flasim për cilësinë e tyre por duhet t’i ekspozohen konsumatorit që konsumatori të ketë mundësi t’i sheh ato, t’i provojë ato, t’i shijojë ato dhe në këtë mënyrë mbi bazën e cilësisë së tyre të krijojë një varësi psikologjike për këto produkte”, ka thënë Stavileci. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.