Përvoja integruese e Hungarisë, e mirëseardhur për Kosovën

11:52 / 3.09.2012
“Është e vërtetë se Kosova ballafaqohet me sfida të shumta të natyrave të ndryshme por krahas zhvillimit ekonomik pa mëdyshje procesi i integrimeve në familjen evropiane është i një rëndësie të veçantë. Në këtë drejtim bashkëpunimi me Hungarinë është më se i mirëseardhur dhe duhet përmes këtij bashkëpunimi të barten përvojat pozitive në realitetin kosovarë dhe këto përvoja të jenë në funksion të zhvillimit ekonomik të Kosovës, përshpejtimit të proceseve integruese dhe mbi të gjitha të jenë një zë i vërtet i promovimit dhe përmirësimit të imazhit të Kosovës” , theksoi Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu me rastin e pritjes së përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Hungarisë udhëhequr nga Kryetari Attila Galambos i cili është edhe themelues i komitetit për Ballkanin perëndimorë, Dr. Laszlo Velikovszky dhe përfaqësues të Ambasadës Hungareze në Kosovë.

Attila Galambos e falënderoi Kryetarin e OEK-ut Gerxhaliu për takim mjaftë të frytshëm dhe pragmatik duke theksuar se premtimet dhe marrëveshja e arritur në Budapest me rastin e vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi është në rrugë të mirë për tu realizuar. Kjo vizitë është mu në këtë frymë e orientuar. Jemi këtu të ofrojmë mbështetjen tonë për të kontribuar me ekspertizën tonë në procese pozitive në Kosovë dhe besoi që nga e kaluara jonë mund të barten përvojat pozitive të cilat nuk kanë qenë të lehta të identifikohen dhe rrugëtimi drejtë familjes evropiane kërkon angazhim më aktiv.

Jemi këtu të dëshmojmë interesimin tonë rreth bashkëpunimit me vendet e Ballkanit perëndimorë dhe mu nga kjo e kemi parë të arsyeshme themelimin e këtij komuniteti që përmes aktiviteteve të parapara si këmbimit të informacioneve ekonomike mes këtyre shteteve, organizimin e takimeve të fokusuara në sektorë të veçanta, bartjen e përvojës për akces në fondet e ndryshme evropiane dhe aktivitete tjera të kontribuojmë në forcim të partneritetit përmes dialogimit të mirëfilltë dhe konstruktiv ti përshpejtojmë proceset drejtë rrugëtimit evropian.

Gërxhaliu theksoi, “se mbështet një iniciative të tillë të këtij komuniteti dhe se nga funksionimi i mirëfilltë i këtyre shteteve të Ballkanit perëndimorë do të avancohet bashkëpunimi në mes të komunitetit të biznesit të këtyre shteteve, forcimi i sektorit privat, forcimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, transferi i njohurive rreth qasjes në fonde evropiane që janë të destinuara për vendet e këtij rajoni dhe mu këto janë ato çka i duhen Kosovës dhe ekonomisë kosovare që të krijohet një zhvillim ekonomik i merituar, një stabilitet social, një përmirësim i imazhit dhe mbi të gjitha mjetet nga fondet e ndryshme evropiane të jenë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe ato fonde ta kenë arsyeshmërin e vetë bazuar në indikatorë ekonomik dhe mbi të gjitha monitorimi dhe vlerësimi i tyre të jetë i matshëm”.

Gjatë takimit u identifikuan hapat konkret që do të merren në të ardhmen që ky bashkëpunim vërtet të ketë efektet e veta në favor të të dyja shteteve dhe mbi te gjitha në forcimin e bashkëpunimit ekonomik krahas forcimit të partneritetit politik. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
11:49 / 20.06.2013

Katie Holmes po dështon me karrierën

Katie Holmes dëshiron të fokusohet në rindërtimin e karrierës së saj në vend të dashurisë, por raportohet se po dësht...
Teknologji
10:26 / 20.06.2013
Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Sipas disa raporteve të fundit thuhet se drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg ka filluar bisedimet me Samsung për krijimin e ...
Ekonomi
11:34 / 20.06.2013

Fillon punën Oda Ekonomike Zvicër-Kosovë

Në prani të shumë biznesmenëve dhe bashkëatdhetarëve, në Bern të Zvicrës, u inaugurua Oda Ekonomike Zvicër-Kosovë. Z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.