Peshku i Tajlandës kontrollohet me detaje

16:06 / 12.02.2013
Pas marrjes së informatës se Peshku që është me origjinë nga shteti i Tailandës ka prezencë të ‘’Histaminit’’, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë vendim se të gjitha ngarkesat me peshk që kanë origjinë nga Tailanda do t’i nënshtrohen kontrollit të detajuar ku secila do të mostrohet dhe do të ndalohet në kufij deri në marrjen e rezultatit të analizave për prezencën e Histamines në peshk.

“Dy maune me peshk tani janë të ndaluara në kufij dhe presim verifikimin që do bëhet nga laboratori në prezencë të elementeve që e rrezikojnë produktin. Vetëm atëherë kur dëshmohet përmes argumenteve se ky peshk është i shëndosh do të lejohet të futet brenda në vend dhe do të lejohet për konsum. Jemi duke punuar ngushtë më te gjitha autoritete kombëtare për ushqim të vendeve që eksportojnë për Kosovë për secilin dyshim qe shfaqet në produktet e tyre informohemi me kohë për të ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për të mos u rrezikuar shëndeti publik”.

“Po ashtu kemi kontakte edhe me organizatat botërore qe merren me siguri ushqimore dhe na dërgojnë informata të vazhdueshme për të gjitha ndryshimet apo rreziqet që paraqiten në vende të ndryshme për produkte të ndryshme”, njofton AUV.

Kjo e fundit thotë se qytetarët e Kosovës duhet ta ndjejnë veten të sigurt në produktet që konsumojnë pasi që ato i nënshtrohen kontrollit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë i cili kontrollon të gjitha produktet në vend qofshin ato nga importi apo prodhime vendore në tërë zinxhirin deri në tryezën e konsumatorit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim

-
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.