Po shkelet rëndë Ligji i Punës

15:51 / 27.09.2012
Megjithëse në dhjetor të vitit 2010 ka hyrë në fuqi Ligji i Punës, i cili u miratua nga Kuvendi i Kosovës dhe i cili përcakton të drejtat e punëtorëve, zbatimi i tij në praktikë mbetet sfidë, jo vetëm për punëtorët por dhe për institucionet e vendit. Siguria në punë, puna pa kontrata, lidhja e kontratave për një kohë tejet të shkurtë, mos pagesa për punën jashtë orarit dhe gjatë festave, konsiderohen ndër shkeljet më të mëdha të ligjit të punës, e të cilat, shumë prezente janë në sektorin privat. Kështu u tha të enjten në një konferencë të Qendrës për Politika dhe Avokim, ku u prezantuan rezultatet e monitorimit tremujor për Zbatimin e ligjit të punës në pesë komuna, atë të Prishtinës, Drenasit, Obiliqit, Podujevës dhe Fushë Kosovës.

Milaim Morina, koordinator në qendrën për politika dhe Avokim, i cili prezantoi raportin në fjalë tha se në këtë hulumtim, ata janë fokusuar më tepër në sektorin privat pasi që aty Ligji i punës nuk respektohet në masën e duhur. Ndër shqetësime të shumta, për mos respektim të Ligjit të punës, ai përmendi dhe punën pa kontrata, pasi që, sipas tij, 50 për qind e të intervistuarve punojnë pa kontrata të punës. “Më shqetësuese, sipas raportit tonë, është forma e kontratës. Sipas ligjit të punës neni 10 pika 1 thuhet s e kontrata e punës lidhet vetëm në formë të shkruar në mes të punëmarrësit dhe punëdhënësit. Mirëpo nëse analizojmë deklarimet e respodentëve që ne kemi intervistuar del se mbi 56 për qind të të punësuarve punojnë pa kontrata formale, pa kontratë pune. kanë vetëm një lloj marrëveshje”, tha ai.

Shqetësim tjetër, sipas tij, mbetet edhe kohëzgjatja e kontratës, pasi që 60 për qind e të punësuarve deklarojnë se kontrata e tyre, nuk zgjatë më tepër se një vit dhe se mbi 60 për qind e tyre nuk kanë njohuri rreth ligjit të punës, i cili i përcakton të drejtat e tyre. Shqetësim tjetër, ka përmendur orarin e punës pasi që vetëm 37 për qind e të punësuarve, punojnë me orar siç parashihet me ligj të punës 40 orë në javë.
Rezultatet e këtij hulumtimi po ashtu tregojnë për mos pagesë jashtë orarit, për orët shtesë dhe për festa, raporton Kosovapress.

Valdet Hajdini, përfaqësues i BSPK-së ka thënë se ka probleme të mëdha të punëtorëve, të cilët ankohen tek BSPK, për shkak të mos zbatimit të ligjit të punës. E tërë kjo, sipas tij, ndodh për fajin e inspektoratit të punës, të cilët arsyetohen me numrin e vogël të inspektorëve. Problem, sipas tij, ende mbetet lidhja e kontratës mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. “Problem paraqet kohëzgjatja e lidhjes së saj. Kanë lënë vakum. Mos përcaktimi i lidhjes së kontratës së punës, ka lënë një hapësirë tek punëdhënësi me interpretu në mënyrën se si ata po donë. Kemi hasur kur kontrata e punës është lidhur për tre muaj, gjashtë muaj deri në një vit. Qëllimet janë të ndryshme, por një nga to mund të jetë që punëmarrësi me pas një lloj droje se në çdo moment mund të largohet nga puna dhe një tjetër efekt negativ është se ndikon drejtpërdrejtë në buxhetin e shtetit dhe në këtë mënyrë i ikë tatimit të shtetit”, ka thënë ai.

Hajdini po ashtu rekomandoi inspektoratin e punës të jetë më përgjegjës në punën e tyre, Qeveria ta rris fondin për kompenzimin e pushimit të lehonisë, miratimin e ligjit për sigurime shëndetësore, themelimin e fondit për sigurime shëndetësore, dhe lidhja e kontratës të definohet me ligj dhe mos t’i lihet punëdhënësit të përcaktojë kohëzgjatjen e kontratës.

Ndërsa Liburn Aliu, deputet tha se këto statistika, janë shumë të nevojshme dhe do të trajtohet në një mbledhje të Komisionit Parlamentar për Punë dhe Mirëqenie Sociale, anëtarë i së cilit është dhe ai. “Ta zëmë në Bektel Enka i kemi vizita, pavarësisht që kryejnë punë shumë të rëndë, paguhen me rrogë minimale, sepse ligji e lejon. Për shkak të gjendjes së varfërisë që është tek ne, ata sikur kish me leju ligji rrogën, mëditjen me tri bukë. Gjendja e varfërisë e bien puna kësi soji, që ka me pas vullnetarë të shumtë që shkojnë me punu për tri bukë në ditë. Mëqe kemi popullatë të varfër, pavarësisht që rroga është e vogël ka mjaftë kandidat që shkojnë dhe punojnë. Për punën e rëndë paguhen me rrogë minimale 8 euro ditën, e që është shfrytëzim i punëtorëve”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.