Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë bëhen një
Çdo veprim sindikal i Policisë së Kosovë do të gjej solidaritet nga punonjësit e Policisë së Shqipërisë, madje edhe në aspektin ekonomik-social janë tashmë të obliguara ta përkrahin njëra-tjetrën. Kjo pasi që sindikatat e Policisë së të dyja vendeve të premten kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.Kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi-Hoxha, ka thënë se bashkëpunim mes dy vendeve ka tashmë dy vite, por me këtë marrëveshje janë konkretizuar gjërat. “Pas një bashkëpunimi shumë të mirë dhe mbështetje reciproke kemi arrit një marrëveshje në muajt që shkojnë, që përveç bashkëpunimit që kemi të bëjmë një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim që dy sindikatat e të dyja shteteve të jenë më afër njëra tjetrës në kuptimin e asaj të zhvillimit të bashkëpunimit, të interesave sociale, të interesave të punonjësve dhe në përgjithësi të interesit si sindikata simotra me një hap më të shpejtë të shkojmë drejt instancave ndërkombëtare”, ka thënë ajo.
Njëjtë është shprehur edhe Safetin Fishta, kryetar i sindikatës së punonjësve të Policisë së shtetit të Shqipërisë.
Ai ka thënë se të dyja palët do të mbështesin njëra tjetrën edhe në aspektin ekonomik-social. “Shprehja e këtij bashkëpunimi do të jenë ato marrëdhënie të cilat do të jenë të vazhdueshme, jo vetëm midis kryesive, por midis anëtarëve të gjithë sindikatave tona. Do shkëmbejmë përvoja, eksperienca, do mbështesim edhe në aspektin ekonomik-social sido që të lind nevoja për njëri tjetrin”, tha Fishat.
Me këtë marrëveshje bashkëpunimi, të dyja palët bien dakord të ndihmojnë njëra tjetrën në zhvillimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes reciproke midis tyre, si dhe të marrin pjesë në veprimtari të përbashkëta sindikale në mbrojtje të interesave të anëtarësisë. /Telegrafi/