Politika paralizon AKP-në

9:22 / 3.09.2012
Presioni i partive politike për sa ma shumë poste në organet drejtuese të Agjencisë Kosovare të Privatizimit e ka paralizuar punën e këtij institucioni. Agjencia ka mbetur pa bord, pa drejtor menaxhues dhe pa njerëz që mund të marrin vendime. Express mëson se emërimi i bordit të ri po zhagitet sherri i partive politike.

Agjencia Kosovare e Privatizimi ka mbetur pa dy organet udhëheqëse të saj. Bordit ka dy javë që i ka skaduar afati, ndërkaq që dy muaj i mungon edhe drejtori menaxhues.

Express mëson se presioni i partive politike për të pasur sa ma shumë poste në organet drejtuese të kësaj agjencie, e ka paralizuar punën e këtij institucioni.

Nga 22 korriku, kur Bordit edhe i skadoi afati, nuk ka qenë e mundur të merret asnjë vendim nga Agjencia, në mungesë të kuorumit. “Krahas posteve, ka kërkesa për zgjerim të partive politike që po duan të kenë hise në organet drejtuese të Agjencisë. Kjo edhe po e zhagit procesin e emërimit të anëtarëve të rinj”, tha për gazetën, një zyrtar i afërt me këtë proces.

Në Agjencinë Kosovare të Privatizimit konfirmojnë se anëtarëve vendorë të Bordit të Drejtorëve u ka skaduar mandati që nga 22 korriku.

“Aktualisht Bordi nuk e ka shumicën e anëtarëve që mundësojnë funksionimin (nuk ka kuorum) dhe i mungon edhe kryetari”, ka thënë Ylli Kaloshi, zyrtar i lartë për marrëdhënie me publikun në AKP. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.