Porti i harruar

9:36 / 7.08.2012
Porti i Shëngjinit vështirë se do të bëhet ndonjëherë zyrtarisht pronë e Kosovës, ashtu si pati premtuar Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Për këtë projekt ende nuk është bërë asgjë konkrete sa i përket bartjes së pronësisë dhe investimeve nga të dyja palët. E derisa Kosova duket se e ka harruar Shëngjinin, Qeveria shqiptare ka filluar të investojë vetë në modernizimin e këtij porti jo vetëm për mallra, por edhe për jahte të turistëve.

Porti i Shëngjinit mbetet vetëm një ëndërr e bukur për kosovarët. Dalja e premtuar në det nga kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, për “vëllezërit” nga Kosova, ka gati pesë që vjet ka mbetur e bllokuar.

Madje, porti në të cilin Qeveria e Kosovës premtonte se do të vinte doganën e vet dhe do të mblidhte taksat nga transporti detar, as nuk është në agjendë të funksionalizohet.

Gjithçka rreth faljes së portit të Shëngjinit ka mbetur në nivel fjalësh dhe me gjasë kështu do të mbetet përgjithmonë, shkruan Express.

Në Ministrinë e Infrastrukturës e pranojnë se për këtë projekt nuk po bëhet asgjë konkrete. “Përveç gatishmërisë së shprehur nga Qeveria shqiptare për ofrimin e portit të Shëngjinit Republikës së Kosovës dhe interesit të shprehur nga ana e Qeverisë së Kosovës për këtë mundësi të ofruar, nuk ka një akt të shkruar, nuk ka një marrëveshje, apo bartje pronësie, ndonëse në takime zyrtare është diskutuar si mundësi e realizimit të saj”, tregon Lah Nitaj, këshilltar për medie në Ministrinë e Infrastrukturës. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Arkiv
Foto: Arkiv

-
 
 
Magazina
14:08 / 18.05.2013
Swedish House Mafia

Swedish House Mafia të lansojnë këngën lamtumirëse

Grupi i famshëm botëror i muzikës techno, Swedish House Mafia, kanë zbuluar se do të lansojnë një këngë lamtumirëse.
Teknologji
14:12 / 18.05.2013
Dita Digjitale e Kosovës

Dita Digjitale e Kosovës

Avancimi i biznesit me trendet më të fundit të reklamimit në internet, rrjete sociale dhe pajisje mobile ishte qëllimi i k...
Ekonomi
13:36 / 18.05.2013
Foto: Ilustrim

Cilësia e ushqimit, e varur nga zbatimi i ligjeve

Hulumtimet e bëra nga shumë organizata, përfshirë edhe Qendrën për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, që kanë analizuar...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.