Posta do të shesë produktet e Lotarisë së Kosovës

14:11 / 25.02.2013
Posta e Kosovës ka nënshkruar të hënën edhe një Marrëveshje për shitjen e produkteve të Lotarisë së Kosovës, marrëveshja u firmos nga Kryeshefi Ekzekutiv i postës Sejdi Hoxha dhe Drejtori i Lotarisë së Kosovës Bashkim Sllamniku. Qëllimi i kësaj marrëveshje është ofrimi i shërbimeve nga Posta e Kosovës për shitjen e produkteve, respektivisht pranimin e pagesave për pjesëmarrje në lojërat e fatit që i organizon Lotaria e Kosovës, në cilësi të Agjentit me porosi të organizatorit, në emër dhe në llogari të Lotarisë së Kosovës si Organizator.

Kryeshefi ekzekutiv i postës së Kosovës Sejdi Hoxha tha se Posta e Kosovës është e orientuar drejt konsumatorit dhe ofrimit të një game sa më të madhe të shërbimeve dhe produkteve për qytetarët e Kosovës. “Që nga ndarja e Postës nga PTK-ja moto e Postës së Kosovës është që tani e tutje të jetë e hapur për lansimin e produkteve dhe shërbimeve për të gjitha institucionet publike edhe ato private njëlloj si për Vala-n dhe Telekomin”.

Ai tha se posta ka më shume se 500 sportele në këto Zyra Postare të cilat do tí shfrytëzojmë për zhvillimin e shërbimeve postare por edhe për ofrimin e produkteve të kompanive të ndryshme të Kosovës. “Tani jemi ne fazën e aplikimit për marrje të licencës pranë BQK-ës për ofrimin e shërbimeve Financiare Jo-Bankare ku besoj se së shpejti të gjithë qytetarët e Kosovës do të kenë mundësinë edhe në zonat më të largëta rurale të kryejnë pagesat e ndryshme si: faturat e ujit, faturat e energjisë, pensionet, etj. përmes Zyrave Postare”.

Kontrata e firmosur do të reflektoj pozitivisht për të dyja palët dhe ju siguroj se klientëve të Lotarisë së Kosovës do të ju ofrojmë shërbimin e plotë përmes zyrave postare të cilat janë shumë të frekuentuara dhe me një qasje serioze të punëtorëve të trajnuar për ofrimin e këtij shërbimi. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
15:24 / 19.06.2013

Fillojnë pushimet për Çilin

Çiljeta Xhilaga sivjet i ka filluar shumë më herët pushimet e saj, kjo pasi ka një shoqërues të veçantë, djalin katër...
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
16:27 / 19.06.2013
Foto: Arkiv

Çalik merr miliona euro të Kosovës

Kompania turke Çalik Limak Energy që ka privatizuar Distribucionin, ka trashëguar, apo i është dhuruar nga Qeveria e Kosov...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.