Prania turke në Shqipëri dhe Kosovë i shqetëson grekët

21:17 / 16.01.2013
Grekët shqetësohen se sipas tyre “interesat turke po shtien në dorë një nga katër hidrocentralet shqiptare”, pasi siç komenton shtypi i këtij vendi, vendimi i qeverisë së Berishës për shitjen tek Turqia të stacionit hidroelektrik të Bistricës është i lidhur drejtpërdrejt me Greqinë.

Shtypi i referohet shpalljes nga qeveria shqiptare të ofertuesit “Kurum International Sh.A.” si fitues të konkursit për blerjen e HEC-it të Bistricës dhe vëren se një detaj kritik është që nga ky hidrocentral bëhet ndërlidhja e energjisë Shqipëri-Greqi dhe bëhet elektrifikimi i një pjese të madhe të Greqisë.

Sipas shtypit, ka rrezik që në këtë kohë krize Turqia të mbyllë energjinë dhe rajone të tëra të Greqisë të zhyten në errësirë.

“Me këtë lëvizje, turqit tani bëjnë të ndihet prania e tyre edhe në veriperëndim të vendit, duke blerë një nga pikat e ekonomisë shqiptare, me rëndësi gjeopolitike dhe gjeostrategjike për Epirin e Veriut dhe Greqinë”, thuhet në shkrimin e shtypit grek.

“Nëse kjo kombinohet edhe me disa shitje të tjera te kompanitë turke, është e qartë se Greqia është nën një sulm të paparë ekonomik nga Turqia, e cila shfrytëzon në maksimum krizën ekonomike greke”, shkruhet në të, raporton BalkanWeb.

Shtypi grek thekson se strategjia turke është të kontrollojë popullsinë e Ballkanit, sidomos ata që kanë fronte të hapura me Greqinë, duke sjellë në vëmendje Kosovën.

Në Kosovë ka dalë një organizatë e re turke, e quajtur Bashkimi i Kulturës dhe Solidaritetit, që synon të promovojë miqësinë "shqiptaro-turke".

Organizata që do të financohet nga shërbimi sekret do të themelojë konsullatën turke në Prishtinë. "Pas veprimtarive humane dhe sociale, shpesh fshihen objektivat më të fshehura dhe më të errëta", shkruan shtypi grek. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
14:08 / 18.05.2013
Swedish House Mafia

Swedish House Mafia të lansojnë këngën lamtumirëse

Grupi i famshëm botëror i muzikës techno, Swedish House Mafia, kanë zbuluar se do të lansojnë një këngë lamtumirëse.
Teknologji
14:12 / 18.05.2013
Dita Digjitale e Kosovës

Dita Digjitale e Kosovës

Avancimi i biznesit me trendet më të fundit të reklamimit në internet, rrjete sociale dhe pajisje mobile ishte qëllimi i k...
Ekonomi
13:36 / 18.05.2013
Foto: Ilustrim

Cilësia e ushqimit, e varur nga zbatimi i ligjeve

Hulumtimet e bëra nga shumë organizata, përfshirë edhe Qendrën për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, që kanë analizuar...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.