Prapaskenat e pazarit politik për PTK-në

9:18 / 18.10.2012
Kryeministri Hashim Thaçi ka po zhvilluar takime sekrete me ish-diplomatin amerikan, James Pardew, i cili po lobon që tenderin për PTK-në ta fitojë konzorciumi i kryesuar nga Avicena, mirëpo halli i shefi t të Qeverisë është se si ta largojë nga loja ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeline Albright.

Diplomati amerikan Pardew gjatë periudhës 1999-2001 ka shërbyes si zëvendëskëshilltar special i ish-presidentit amerikan Bill Clinton dhe sekretar i Shtetit për Demokraci në Ballkan gjatë luftës në Kosovë. Ndërsa mikja amerikane e Thaçit është po ashtu në garë për privatizimin e kompanisë më profitabile në Kosovë, në kuadër të konzorciumit Albright Capital Management LLC dhe Portugal Telecom.

Sipas një letërkëmbimi të siguruar nga gazeta “Zëri” mësohen detaje të takimeve të lobuesve amerikanë me krerët më të lartë të shtetit dhe të opozitës kosovare për kurdisjen e fituesit të tenderit të PTK-së.

Në letër-këmbim jepen detaje të bisedave interne, ku kryeministri Thaçi u thotë atyre se e ka të vështirë të zgjedhë mes kompanisë së Albright dhe Pardew. Ndërsa fjalët e Thaçit, sipas tyre, dalin të jenë lajka, pasi sipas tyre “ i dërguari i kryeministrit”, siç e cilësojnë njërin nga pronarët e mediave në Kosovë, u ka thënë se shqetësim kryesor i Thaçit është që të mos e tradhtojë ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Albright./Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
20:08 / 19.06.2013
Rita Ora dhe Madonna

Rita Ora dëshiron duet me Madonnan

Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, është duke shpresuar se roli i saj në linjën e modës së Madonnas, “Material...
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.