Presidentja Jahjaga, pagën 52 herë më të lartë se një pension

16:48 / 5.10.2012
Përkundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e pensioneve bazë prej 40 për qind, ato vazhdojnë të jenë tepër larg pagave të zyrtarëve të vendit, të cilët marrin dhjetëra herë paga më të larta se pensionistët. Me këtë vendim pensioni bazë arrin në vlerë prej 60 euro, ndërsa ai kontributdhënës në 112 euro.

Me një përllogaritje të vogël, i bie që presidentja, Atifetja Jahjaga, e cila ka pagën mujore prej 3123 euro, merr 52 herë merr më shumë se një pension bazë, ndërsa 27 merr më shumë se një pension kontributdhënës.

Nuk dallon shumë as kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, i cili ka pagën mujore prej 2700 euro. Nga kjo del se kreu i Kuvendi merr 45 herë më shumë se sa një pension bazë, ndërsa 27 herë më shumë se sa pension kontributdhënës.

Ndërkohë, kryeministri i vendit, Hashim Thaçi i cili ka pagën mujore prej 1440 euro, i bie që merr 24 herë më shumë se një pension bazë, ndërkaq 12 herë më shumë se një pension kontributdhënës. Ky i fundit ka proceduar Projektligjin për pagat e funksionarëve publik në Kuvend që pritet së shpejti të miratohet më së largu javën e ardhshme, raporton KosovaPress.

Atij paga nga 1440 do të i shkoj në 2 322 euro, apo për rreth 882 euro më shumë. Nga kjo del se ai pritet që të marr 38 herë më shumë se një pension bazë, ndërsa 20 herë më se një pension kontributdhënës.

Ajo që vlen të thuhet asnjë nga liderët në rajon nuk i kanë pagat më të larta se të liderëve të vendit, por të gjitha shtetet në rajon kanë pensionet më të larta se sa në Kosovë.

Me gjithë këto dallime kaq të theksuara, si askund tjetër, kryeministri vazhdon të ndihet krenar dhe të vlerësoj vendimin e fundit si historik për vendin. Ai këtë e shfaqi edhe në takimin që ka zhvilluar të premten me një delegacion të pensionistëve të udhëhequr nga Shaban Kajtazin, kryesues i pensionistëve të Kosovës.

Kryeministri Thaçi ka thënë se Qeveria e Kosovës ka marr vendim për rritjen e pensioneve kontribut paguesve në total në lartësi deri në 40 për qind. Me këtë rast, ai ka thënë se ky vendim ka ardhur pas konsultave me këtë kategori, ndërkohë nuk ka harruar t’u jap sërish premtime atyre. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
17:26 / 22.05.2013
Trevor Bolder

Ndërron jetë basisti i Bowiet dhe “Uriah Heep”

Basisti i grupit “Spiders From Mars” (me frontmen David Bowien), Trevor Bolder, ka ndërruar jetë në moshë 62 vjeçare.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.