Pretendentët mbajnë peng 75 për qind të Fondit të privatizimit

14:24 / 5.10.2012
Fondi i privatizimit që tanimë kap vlerën prej 560 milionë eurove e që gjenden në mirëbesim, mbahet peng nga pretendentët në masën prej 75 për qind. Ndonëse është përshpejtuar procesi i likuidimit të ndërmarrjeve të privatizuara, Agjencia Kosovare e Privatizimit është e obliguar që në bazë të ligjit të lërë të pashpenzuara 75 për qind të mjeteve të përfituara nga shitja e aseteve deri në vërtetimin e kompanisë likuiduese.

Këto mjete, që sipas zyrtarëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit janë të ruajtura në Bankën Qendrore, mund të shfrytëzohen vetëm atëherë kur merret vendimi se pretendentët nuk kanë hise në to, shkruan Koha.

“Mjetet e mbledhura nga procesi i privatizimit agjencia i mban në mirëbesim në depozituara në Bankën Qendrore të Kosovës, me vendim të Bordit të drejtorëve dhe pas shpërndarjes së mjeteve të një ndërmarrjeje, 20 për qind për punëtorët, 5 për qind shpenzime operative të AKP-së, sipas ligjit dhe 75 për qind për kreditorët e mundshëm të ndërmarrjeve, sipas Ligjit të AKP-së, mjetet e mbetura barten në Buxhetin e Kosovës”, tha Ylli Kaloshi, zëdhënës i Agjencisë Kosovare të Privatizimit. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
9:54 / 23.05.2013
Eva Longoria

Longoria me titull master

Eva Longoria ka një mirënjohje të re në rezymenë eë saj, pasi ka marrë titullin master gjatë të mërkurës.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
8:50 / 23.05.2013
Foto: Ilustrim

BE rrit luftën kundër evazionit tatimor

Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar për një shkëmbim automatik të informacioneve bankare anembanë bllokut, deri nÃ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.