Prin nafta e Londrës
Nafta Brent e Londrës ra drejt 108 dollarëve për fuçi të hënën, pas rritjes së fuqishme në ditën e premte të javës së kaluar, pas publikimit të të dhënave mbi punësimin në SHBA. Edhe pritshmëritë për stimul nga politikë-bërësit në Eurozonë kanë rritur oreksin për asete me risk. Gjithashtu edhe çrregullimet në Detin e Veriut dhe në Lindjen e Mesme kanë ndikuar në rritjen e çmimit të naftës.
Në tregtinë aziatike, nafta Brent ra me 31 cent në 108.63 dollarë për fuçi dhe nafta Bruto Amerikane ra me 12 cent në 91.28 dollarë për fuçi.
Sipas të dhënave të publikuara të premten punëdhënësit në SHBA, punësuan numrin më të lartë të punëtorëve në 5 muajt e fundit, por edhe norma totale e papunësisë u rrit në 8.3 për qind nga 8.2 për qind që ishte më parë.
Rënia e çmimit të naftës u ndikua edhe nga marrëveshja midis Sudanit dhe Sudanit të Jugut për eksportin e naftës. /Telegrafi/