Privatizimet, të vlefshme vetëm pas miratimit nga Autoriteti i Konkurrencës

10:41 / 24.09.2012
Qeveria e Kosovës nuk do të mund ta finalizojë privatizimin e Distribucionit pa marrë një leje nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës. Edhe sa i përket privatizimit të PTK-së, apo privatizimit të disa ndërmarrjeve shoqërore është i nevojshëm miratimi i këtij autoriteti. Ky Autoritet me Ligjin për mbrojtjen e konkurrencës duhet të lëshojë një leje të përqendrimit në rast se përqendrimi i dy kompanive kanë qarkullim mbi 3 milionë euro në tregun e brendshëm, apo mbi 100 milionë euro në tregun e jashtëm.

Po ashtu kjo leje është e domosdoshme në rastet kur kompanitë që bashkohen kanë veprimtarinë e njëjtë. E veprimtaria, apo përvoja në menaxhimin e distribucionit respektivisht telefonisë mobile e fikse ka qenë kusht për t’u parakualifikuar për të marrë pjesë në tenderin për privatizim të këtyre ndërmarrjeve.

Ahmet Krasniqi, ushtrues detyre i kryetarit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, ka thënë të mos ketë pranuar asnjë kërkesë nga institucionet për vlerësim të përqendrimit me rastin e privatizimit të Distribucionit. Por, ai ka thënë se privatizimi i Distribucionit fuqizohet vetëm pas lëshimit të lejes së përqendrimit nga AKK-ja.

Ai ka thënë se për të qenë një privatizim i plotfuqishëm duhet të marrë lejen e përqendrimit nga ana e Autoritetit të Konkurrencës. “Rregull është që një privatizim i tillë (privatizimi i PTK-së dhe i Distribucionit) edhe nëse nënshkruhet nga kryetari nuk do të duhet të ishte i vlefshëm nëse nuk e merr lejen nga AKK-ja për përqendrim. Jemi konsultuar edhe me Autoritetet e Maqedonisë e Shqipërisë dhe kështu është praktikë se për një privatizim të tillë ku përqendrohen dy kompani atëherë është i nevojshëm leja e përqendrimit, në të kundërtën transaksioni është i pavlefshëm”, ka thënë Krasniqi, shkruan Koha Ditore.

Por, ekspertët juridikë dyshojnë se Autoriteti i Konkurrencës ka kapacitete financiare e njerëzore për të miratuar të gjitha kërkesat për përqendrim. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
22:06 / 19.05.2013
Cascada, Foto: Getty Images

“Merkel i ka fajet për mossuksesin e Gjermanisë në Eurovision”

Gjermanët mendojnë se renditja e dobët e pjesëmarrësve të tyre në Festivalin Evropian të Këngës është si pasojë e ...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.