Prodhimtaria e mishit, sfidë e blegtorisë

15:21 / 18.09.2012
Industrisë prodhuese të mishit në Kosovë, po i mungon promovimi i teknologjive për majmëri dhe specializimi i fermerëve në këtë fushë. Këto vlerësohen të jenë problemet kryesore me të cilat përballen prodhuesit e mishit, të cilët nuk po arrijnë që t’i përmbushin më shumë se 51 për qind të nevojave konsumuese me mish në vendin tonë dhe kjo po ndikon që pjesa tjetër e mishit dhe produkteve të tij të mbulohet nga importi.

Ministria e Bujqësisë, përmes subvencioneve për gjedhet dhe kafshët e imëta dhe përmes investimeve në fermat blegtorale, në mënyrë indirekte ka arritur të jap mbështetje për zhvillimin e kësaj industrie, e cila viteve të ardhshme planifikohet të përkrahet edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Sipas të dhënave të kësaj ministrie, del se brenda vitit një banor i Kosovës, konsumon mesatarisht 44-46 kilogramë mish, ndërsa gjedhi sipas këtyre të dhënave, del të jetë bartës i prodhimtarisë së mishit në vend dhe produktet e tij vazhdojnë të mbesin më të kërkuarat në tregun kosovarë.

Arsim Memaj, shef i sektorit për mbrojtjen e prodhimeve blegtorale në Ministrinë e Bujqësisë, thotë se duke e mbështetur sektorin e qumështit, kanë arritur të mbështetin edhe industrinë e mishit në vend, duke dhënë subvencione për gjedhe dhe duke bërë investime në fermat blegtorale. “Sektori i gjedhëve dhe ripërtypësve të imët deri më tani është mbështetur përmes masave 2 dhe 4 sipas strategjisë për zhvillim rural dhe të bujqësisë, ku për mbështetjen e investimeve në fermë janë dhënë grante në vlerë prej 1.8 milionë euro, ndërsa subvencionet për njësi krerësh arrijnë vlerën mbi 7.2 milionë euro. E gjithë kjo mbështetje edhe pse jo në mënyrë direkte, ka ndikuar në zhvillimin e industrisë së mishit”, thotë Memaj.

Ai tregon se industria e mishit vazhdon të përballet me probleme, të cilat pengojnë edhe zhvillimin e hovshëm të kësaj industrie. “Prodhimtaria e mishit vazhdon të mbetet në varshmërinë e sektorëve tjerë, gjë që kërkon investime në promovimin e teknologjive për majmëri dhe specializimin e fermave. Ndërsa, investimet e industrisë së therjes dhe asaj përpunuese duhet të orientohen në modernizimin e teknologjive dhe në implementimin e sistemeve të sigurisë”, thotë Memaj.

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve dhe Përpunuesve të Mishit, Burim Piraj, thotë se investimet dhe subvencionet e dhëna për fermerët kosovarë, kanë ndikuar që industria e mishit të ketë rritje, por sipas tij, kjo rritje po vazhdon me ritme shumë të ngadalshme. “Një ndër problemet kryesore me të cilën ballafaqohet ky sektor janë politikat e pafavorshme fiskale dhe mungesa e fermave të mëdha blegtorale. Për këtë arsye në këtë sektor duhet të krijohen oferta për investitorët e huaj, në mënyrë që të vijnë dhe të hapin ferma më të mëdha, përmes të cilave do të arrihej edhe plotësimi i nevojave të tregut me mish dhe nënprodukte të tij”, thotë kryetari Piraj.

Në Kosovë, sipas të dhënave nga popullacioni i gjedhit në vit theren 105-120 mijë krerë, prej të cilave 80 – 85 për qind janë viça dhe kategori tjera dhe 12 - 15 për qind janë lopë të shkarkuara nga prodhimtaria e qumështit. Bazuar në konsumimin total të mishit, të dhënat tregojnë se mishi i shpezëve është kategori kryesore me rreth 47 për qind, i përcjellë me mish viçi rreth 46 për qind, mish derri 5 për qind dhe mish të dhenve rreth 1 për qind të konsumimit të përgjithshëm të mishit. Ndërkaq, industria prodhuese dhe përpunuese e mishit në vendin tonë numëron 30 përpunues të mishit dhe 37 thertore për therjen e kafshëve. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.