Prokuroria nis hetimet ndaj CEZ, abuzoi me miliona euro

14:56 / 25.02.2013
Prokuroria e Tiranës rihap hetimet ndaj kompanisë “CEZ” për abuzime me miliona euro në mbledhjen e detyrimeve nga debitorët e saj në Shqipëri. Me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme, Njësia Task- Force ka rinisur hetimin për një skemë abuzimi nga kompania “CEZ” gjatë kohës që ajo ka ushtruar aktivitet nën drejtimin e pronarëve çekë, bën të ditur e përditshmja "Panorama".

Sipas hetimeve të deritanishme, abuzimi ka ndodhur në dy drejtime: në dëm të qytetarëve dhe të organeve tatimore. Pasoja e parë e ardhur nga veprimet e kompanisë “CEZ” ka qenë mbifaturimi ndaj qytetarëve në mënyrë të qëllimshme dhe të përsëritur, ndërsa pasoja që i ka ardhur shtetit ka qenë deklarimi i pasaktë pranë organeve tatimore.

“Nga shqyrtimi i materialeve në dosje ka rezultuar se kompania ‘CEZ’, e cila filloi të administrohej zyrtarisht nga më 30 mars 2009, e ka nisur aktivitetin e saj me një numër të madh faturash të papaguara nga individët, bizneset dhe institucionet. Edhe pas vitit 2009, CEZ nuk ka arritur të likuidojë detyrimet që kishte gjetur, por në vazhdimësi ka krijuar detyrime të tjera që nuk janë paguar”, thanë burimet e Prokurorisë.

Sipas tyre, duke qenë se vlera e detyrimeve të papaguara ishte e konsiderueshme, në vitin 2010 CEZ nënshkroi një kontratë me një kompani të dytë, e cila u zotua të mblidhte detyrimet që qytetarët, bizneset dhe institucionet kishin krijuar me faturat e prapambetura të energjisë elektrike. Organi i akuzës beson se pikërisht këtu ka nisur abuzimi, që mund të shkojë deri në 3-4 milionë euro. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
15:53 / 22.05.2013
Will Smith

West inkurajon Smithin t’i kthehet muzikës

Kanye West është duke inkurajuar Will Smith të rikthehet në studio dhe të bëjë muzikë të re, por nuk ende nuk ka një ...
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
16:05 / 22.05.2013

Rregullohet interferimi i operatorëve telefonikë me Maqedoninë

Çështja e interferimit të operatorëve të Maqedonisë brenda territorit të Kosovës dhe atyre të Kosovës në Maqedoni do...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.