Protestat nuk ndalen deri në përmbushjen e kërkesave

13:37 / 25.02.2013
Një numër qytetarësh protestuan kundër politikave të KEK-ut rreth tarifave dhe “hajnisë së KEK-ut”, siç kanë thënë ata edhe përkundër kushteve atmosferike. Grupi i Qytetarëve të Organizuar, ka kërkuar nga KEK-u rishikim të faturave, gjetjen e përgjegjësve për hajninë që ka ndodhur dhe mosngritja e çmimeve siç është paraparë për në muajin prill.

Nga qytetarët e pranishëm në protestë u kërkua që me protesta të vazhdohet për çdo ditë.

“Protestat për çështjen e faturave të KEK-ut do të fillojnë të mbahen çdo ditë deri në përmbushjen e kërkesave. Hapat e mëtutjeshëm të protestuesve do të jenë në përputhje me veprimet e institucioneve dhe KEK-ut, rreth çështjes së ngritur”, thuhet në komunikatën e Grupit të Qytetarëve të Organizuar.

Ky grup ka ftuar sindikatat, grupet e ndryshme shoqërore dhe të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë në protesta.

“Ata qytetarë që nuk kanë mundësi të vijnë në Prishtinë për të protestuar para selisë qendrore të KEK-ut, le të mblidhen pranë zyrave të KEK-ut nëpër vendbanimet e tyre. Muaji prill po afrohet, faturat e reja me çmime enorme po vijnë, varfëria po troket në dyert e secilit”.

Pas protestës, mediat janë pritur nga zëdhënësi Viktor Buzhala, i cili tha se çdo ankesë e qytetarëve është duke u shqyrtuar, ndërsa shtoi se shkyçjet janë duke u bërë për konsumatorët borxhlinj të muajve paraprak, e jo për këtë muaj. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.