Protestohet kundër privatizimit të PTK-së dhe KEK-ut
Punëtorët e Postë Telekomit të Kosovës (PTK) dhe të distribucionit të KEK-ut sot, në mesditë, do të protestojnë në vendet e tyre të punës, për të kundërshtuar, siç thonë ata, privatizimin e egër të këtyre ndërmarrjeve. Ndërkohë BSPK-ja, të dielën, do t’i drejtohet me një rezolutë Kuvendit të Kosovës, për të kundërshtuar mënyrën e privatizimit të PTK-së, KEK-ut dhe Trepçës. /Telegrafi/