Pse po dëbohen investitorët e huaj?

16:39 / 22.10.2012
Procese të gjata administrative dhe burokratike, politika të pafavorshme fiskale janë vetëm disa nga arsyet thelbësore që po pengojnë investimet direkte në Kosovë, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike. Sipas tyre, shtetet tjera që janë në garë me Kosovën për tërheqjen e investimeve ndërkombëtare, janë duke krijuar politika shumë më të favorshme ekonomike për tërheqjen e këtyre investimeve.

Autoritetet e Kosovës, sipas ekspertëve, janë duke bërë fushatë deklarative për tërheqjen e investimeve të huaja dhe asgjë konkrete në përmirësimin e ambientit afarist.

Profesori i ekonomisë, Musa Limani, thotë se për të tërhequr investimet e huaja direkte, të cilat, siç thekson Limani, janë shumë të domosdoshme për zhvillimin ekonomik, Qeveria e Kosovës duhet të krijojë politika të favorshme fiskale. “Këtu, në Kosovë, janë të gjitha kushtet dhe resurset për të investuar. Ka mundësi të zhvillimit për shumë lëmi. Ekziston faktori njeri, madje i kualifikuar. Por, mungojnë politikat joshëse fiskale, sistemi bankar edhe elemente tjera që do ndikojnë në mosardhjen e investitorëve”, thotë Limani.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, që nga viti 2000 deri në tremujorin e parë të vitit 2012, investimet e huaja direkte në Kosovë kapin shifrën rreth 2.4 miliardë euro. Në tremujorin e parë të vitit 2012 investimet e huaja direkte kanë qenë 60.4 milionë euro.

Investimet e huaja, sipas profesor Limanit, do të shënojnë rënie derisa nuk bëhen reforma të theksuara. Një element që, sipas tij, do ta bënte Kosovën më atraktive për investitorët e huaj, është lirimi nga disa tatime. “Ne deri më tani nuk e kemi bërë një gjë të tillë, derisa shtetet fqinje e kanë bërë. Pra, te ne duhet të bëhen reforma rrënjësore në politikën fiskale, në politikën kreditore dhe në tregtinë e jashtme që do të ndikonin pozitivisht te bizneset vendore si dhe te investitorët e huaj”, vlerëson Limani.

Ndërkaq, eksperti i ekonomisë, Lekë Musa, thotë se për të pasur investime të huaja Kosova duhet të krijojë mundësi të barabarta me atë që kanë bërë shtetet fqinje për investitorët e huaj. “Problemi themelor qëndron në shumë procese administrative dhe te çështjet tjera burokratike që nuk janë ende të harmonizuara me praktikat më të mirë në tërheqjen e këtyre investimeve. Shumë politika në sfera të ndryshme ende mungojnë sidomos ato politika, të cilat do t’i bënin sektorët e ndryshëm konkurrues me industritë tjera në vendet përreth”, thekson Musa. /Rel/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
20:28 / 25.05.2013

Asgjë mes Dafinës dhe Bluntit

Dafina Zeqiri ka mohuar thashethemet e fundit në media se ajo ka një lidhje me DJ Blunt, ndërsa ka qeshur me spekulimet që ...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.