PTK fiton 24 milionë euro

14:35 / 30.07.2012
Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës ka rritur performancën financiare në gjashtë mujorin e parë të këtij viti krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë. Si rrjedhojë e afarizmit të suksesshëm në tërë sistemin e saj operativ, PTK ka rritur neto fitimin për 10 për qind krahasuar me vitin e kaluar apo 4 për qind mbi biznesplanin e planifikuar të vitit 2012, ose thënë në shifra, fitimi i pastër i PTK-së për këtë gjashtë mujor është 24 milionë euro.

Duke u bazuar në të dhënat aktuale financiare dhe ritmin konstant të këtij afarizmi pozitiv në vazhdimësi, viti 2012 mund të përmbyllet më fitime shumë më të mëdha sesa viti që lamë pas.

Rezultate edhe më të mira financiare pritet të ketë gjatë këtij sezoni veror me përfundimin e ofertave më të reja të lansuara nga ana e PTK-së, ku është vërejtur një gjenerim në rritje i gjithë rrjetit operativ të VALA-s dhe Telekomit (TiK-ut).

“Oferta e fundit e VALA-s që ka të bëjë me uljen e çmimit të numrit nga 5 në 3 euro me 2 euro kredi, ka pasur impakt të menjëhershëm financiar, bazuar edhe në të dhënat faktike të VALA-s që rezulton se brenda vetëm dy javëve të fundit janë shitur rreth 40 mijë numra të rinj, që tregon përveç të tjerash, se numri i përgjithshëm i konsumatorëve të regjistruar nga VALA-a ka arritur saktësisht në 1.320.501 milionë konsumatorë”, është thënë në komunikatën për media të PTK-së.

Gjithashtu, edhe TiK me ofertat më të fundit ka shënuar një rritje kontinuele me ofertat e SIP Phone, TiKon, TiKtv,TiKtel dhe më e fundit oferta Turbo që është shumë e kërkuar nga konsumatorët.

PTK duke e përmbushur parashikimin e objektivave financiar, në një anë, por edhe duke lansuar produkte shumë atraktive dhe të pranueshme për konsumatorët, dëshmon se në rritjen e fitimit në masë të madhe ka ndikuar, sidomos, shtimi i numrit të konsumatorëve, shfrytëzimi më i madh i roamingut, zvogëlimi i kostos së thirrjeve ndërkombëtare dhe masat e ndërmarra nga menaxhmenti ekzekutiv për zvogëlimin e shpenzimeve.

Në periudhën janar-qershor të këtij viti, PTK në të njëjtën kohë ka ulur edhe shpenzimet e përgjithshme operative në masën rreth 13 për qind. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
14:09 / 25.05.2013
Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Brad Pitt lëvdon babain e Gwyneth Paltrow

Aktori hollywoodian, Brad Pitt, ka lëvduar babain e ish-te dashures Gwyneth Paltrow, Bruce, pasi ky i fundit e ka ndihmuar që...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
11:57 / 25.05.2013

Amerikanët kthehen në AKP, vetëm me njerëz profesionistë

Dorëheqja e kryetarit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, Blerim Rexhës, nuk është akt i mjaftueshëm për të kthyer...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.