PTK gjobitet me 250 mijë euro

9:22 / 28.09.2012
Për shkak të shfrytëzimit të kundërligjshëm të brezit frekuencor, ART e ka dënuar PTK’në me 250 mijë euro. Express mëson se menaxhmenti i PTK’së e ka neglizhuar kalimin nga brezi frekuencor 900 megaherc në atë 1800 megaherc. Afati i fundit për ta bërë këtë ka qenë deri më 17 gusht të këtij viti. Në PTK nuk pranojnë se janë dënuar.

Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit e ka dënuar PTK’në rrafsh 250 mijë euro. Bordi i këtij rregullatori ka konstatuar se menaxhmenti i ndërmarrjes më fitimprurëse në vend ka bërë shkelje të ligjit në përdorimin e brezit frekuencor.

Këtë e ka konfirmuar Naser Shala, anëtar i bordit të ART-së. “Për shkak të vazhdimit të përdorimit të paautorizuar të resurseve frekuencore, mosrespektim të vendimit të ART’së, Bordi ka vendosur t’i shqiptojë masën e dënimit në vlerë prej 250,000 euro”, ka pohuar Shala.

Ai ka bërë të ditur se vendimi është marrë, por pritet të zyrtarizohet më së largu deri të premten. Për të njëjtën arsye muaj më parë PTK ishte dënuar nga ART me 150 mijë euro, pasi ishte gjetur se po shfrytëzonte në mënyrë të paautorizuar spektrin frekuencor.

Në vendimin e asaj kohe të lëshuar nga ART thuhet se PTK ka shfrytëzuar në formë të paautorizuar brezin frekuentues “E-GSM (880.2 – 889.8 & 925.2 – 934.8 MHz” dhe për qëllime të ofrimit të shërbimeve të telefonisë mobile për qëllime komerciale, shkruan Express.

Më tej thuhet se PTK’ja ka tejkaluar kushtet e parapara me pikën 3 të Licencës Nr. 111/04 për instalimin, mirëmbajtjen dhe operimin e rrjetit të komunikimeve mobile GSM në territorin e Kosovës. Theks të veçantë i jepet tejkalimit e shfrytëzimit të brezit frekuencor E-GSM për shërbime të telefonisë mobile. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.