PTK-ja gjobitet me 170 mijë euro

10:45 / 10.08.2012
Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK), që udhëhiqet nga Ejup Qerimi, është gjobitur me 170 mijë euro për shkelje të Ligjit të telekomunikacionit, si dhe vonesë në shlyerjen e obligimeve tatimore. Përmes një vendimi, bordi i Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART) për shfrytëzim të paautorizuar të brezit frekuencor “E-GSM (880.2 – 889.8 & 925.2 – 934.8 MHz” e ka gjobitur PTK-në me hiç më pak se 150 mijë euro.

Ndërkaq, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) e ka gjobitur me 25 mijë euro për vonesa në pagesën e tatimeve.

Kryetari i bordit të ART-së Ekrem Hoxha konfirmon se bordi ka shqiptuar gjobën për kompaninë publike më fitimprurëse në vend. “Po në bazë të dispozitave ligjore ART-ja e ka gjobitur me 150 mijë euro PTK-në”, tha Hoxha.

Në vendimin e ART-së, thuhet se PTK-ja ka shfrytëzuar në formë të paautorizuar brezin frekuentues “E-GSM (880.2 – 889.8 & 925.2 – 934.8 MHz” me dhe për qëllime të ofrimit të shërbimeve të telefonisë mobile për qëllime komerciale.

Më tej thuhet se PTK-ja ka tejkaluar kushtet e parapara me pikën 3 të Licencës Nr. 111/04 për instalimin, mirëmbajtjen dhe operimin e rrjetit të komunikimeve mobile GSM në territorin e Kosovës, ku me theks të veçantë tejkalimin e shfrytëzimit të brezit frekuencor E-GSM për shërbime të telefonisë mobile, shkruan Zëri.

Edhe drejtori i ATK-së Behxhet Haliti ka konfirmuar se PTK-ja është ndëshkuar vonesa në pagesën e tatimeve. Ai thotë se për çdo vonesë mbi 15 ditë të pagesës së tatimeve sistemi në mënyrë automatike llogarit edhe pjesën ndëshkuese. “Ky sistem është aprovuar nga Kuvendi Kosovës dhe ne nuk mund ta ndryshojmë. Jo veç PTK-ja por kushdo që vonohet në pagesë i llogaritet ndëshkimi”, tha Haliti.

Në anën tjetër zëdhënësi i PTK-së Menduh Abazi thotë se PTK-ja është tatimpaguesi më i rregullt tatimor si dhe kontribuuesi më i madh tatimor në buxhetin e Republikës se Kosovës. “Kemi raporte intensive dhe të përditshme bashkëpunimi në funksion të informimit dhe plotësimit të obligimeve ligjore me ATK-në. Kjo na është konfirmuar edhe nga ana e ATK-se në disa raste dhe për çdo vit kontrolli që ATK-ja ka bërë në PTK dhe ku raportet e ATK-së kanë qenë se PTK-ja ka plotësuar obligimet tatimore në përputhje dhe në funksion të plotësimit të obligimeve ligjore tatimore. Duke iu referuar pyetjes suaj konkrete PTK-ja është gjobitur me 24,925.05 euro si rezultat i mosrealizimit me kohë të pagesës së TVSH-së për muajin mars 2012”, tha ai.

Ndërsa sa i përket heshtjes me ART-në, Abazi tha se edhe ndaj këtij institucioni Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës në vazhdimësi ka kryer obligimet ligjore gjithmonë me përpikëri, por së fundmi institucioni në fjalë ka konstatuar se PTK ka përdoruar në mënyrë të paautorizuar frekuencat dhe ka shqiptuar një dënim në vlere prej 150 000 euro, te cilin PTK e ka kryer. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.